Kurti flet për Draftin e Asociaconit

Picture of INA
INA

07/11/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka dërguar vërejte për draftin e Asociacionit të prezantuar nga euro-amerikanët, më 21 tetor.

Shefi qeveritar, gjatë vizitës së tij në rajonin e Dukagjinit, nuk pranoi të jep detaje për takimin e djeshëm të zëvendësit të tij, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak.

Ai para gazetarëve tha se drafti i modernizuar për Asociacionin, është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013.

“Për hir të konfidencialitetit të draftit, unë nuk mund të flas për vërejtjen dhe kritikat e mija. Ato janë shumë të rëndësishme, ia kam përcjellur emisarit evropian përmes zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, më 24 tetor, dy ditë para se të takohemi në Bruksel. Ky është draft krejt tjetër pakrahasimisht më i avancuar por kjo s’do të thotë se ne jemi të kënaqur, andaj unë kam dërguar vërejtjen”, theksoi ai.

Kurti u pyet edhe për pakënaqësitë e dy njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës, të cilët sot kishin paraparë sërish një protestë, por që e cila u pezullua.

Kreu qeveritar tha se kanë investuar mjaft shumë për zvogëlimin e rrezikshmërisë për policët, mirëpo do të takojë të njëjtit për të parë sesi të vazhdohet tutje.

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Dje ai takoi kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi, derisa sot priti në takim liderët opozitarë dhe disa prej ambasadorëve të akredituar në Kosovë./KP/

TË FUNDIT

Asnjë përmbarues pa licencë në RMV, një i vetëm gjobitet

Për 22 vite heshtje ligjore, tani ligj për barazi të vërtetë” – Ibrahimi përgjigjet kritikëve

ASH: Propozim-ligji i ri, fasadë që kërcënon barazinë etnike në Maqedoni

Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën një fëmijë 4-vjeçar

Evakuohen nga Izraeli 4 shtetas shqiptarë

Qeveria: Mbi 9 miliardë denarë subvencione për bujqit gjatë një viti

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË