Kurti flet për skenarin serb në Veri të Kosovës

INA
INA

27/09/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën se sulmi i së dielës në Banjskë të Zveçanit, i ka ekspozuar vështirësitë dhe nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufijve të Kosovës me Serbinë. “Sulmi terrorist i të dielës ka ekspozuar edhe vështirësitë edhe nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar edhe më të madh në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit me Serbinë, e bashkë me të edhe nevojën për dënim të hapur me gjuhë të qartë e të përveçme, dhe kërkesa të prera ndaj Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar sepse kufirin me Serbinë më shumë sesa vija e gjatë kufitare dhe terreni malor, veçanërisht në pjesën veriore, të rrezikshëm dhe të vështirë e bëjnë sjellja dhe apetitet e Beogradit zyrtar”, kryeministri Albin Kurti. Sipas kryeministrit, më 24 shtator është rrezikuar siguria kombëtare e Kosovës dhe është shpërfaqur gatishmëria “e grupeve kriminale dhe terroriste, të cilat i kemi luftuar për më shumë se dy vjet e gjysmë”.

“Me mbi 5 milionë euro vlerë të armatimit ushtarak, dhe sasi të mjaftueshme, për një grup prej qindra luftëtarëve, është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë”.

Kurti e ka nisur mbledhjen e Qeverisë me një minutë heshtje në nderim të zyrtarit policor të vrarë.Ai ka thënë se nga provat për pjesëmarrjen e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në këtë sulm, që Kurti e ka quajtur terrorist, është vërtetuar “rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë”.

“Nuk ka demokraci e liri, pa pluralizëm. Serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutela e Serbisë”.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Radoiçiqin se e ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.

Autoritetet e Kosovës e kanë konsideruar Serbinë përgjegjëse për këtë sulm, derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se sulmuesit kanë qenë serbë të Kosovës, të ngopur nga “terrori” i Kurtit.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

Krejt çka dihet për vrasjen e Liridona Murselit, si u dhanë 30 mijë euro për vrasjen, si gënjeu babai…

bore aeroporte

Acari ‘pushton’ Europën, anulohen qindra udhëtime në këtë vend

vardari

“Vetëm pse bëri shqiponjën” – KF Vardari kërkon që Federata ta dënoj futbollistin shqiptar të Strugës

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

Naim Murseli Liridon

Tronditëse: I arrestuari i dytë deklaron para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

nxenesit idrizove shkolla

Ministri Shaqiri jep lajmin për hapjen e paraleles shqipe në shkollën e Idrizovës

James O’Brien Xhejms O Brajan

O’Brien: Struktura politike marrin para nga disa vende për të qenë kundër BE-së

Zekiri muhamed

Ja edhe sa muaj burg i kanë mbetur Zekirit që u dënua me 2 vite e gjysëm

Muhamed Zekiri

Muhamed Zeqiri dënohet me 2 vjet e gjysmë burg

INFO

NA NDIQ