Kurti flet për zhvillimet rreth koalicionimit me LDK-në

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se nuk ka ndonjë lëvizje të re në arritjen e koalicionit LVV-LDK, por sipas tij është e domosdoshme të arrijnë marrëveshje.

“Është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje. Të qeverisim bashkë. Këtë e kërkojnë qytetarët çdo ditë”, tha Kurti për Klan Kosova. Ai shtoi se me qetësi politike duhet të ulen e të merren vesh. “Jemi aq afër, se po u afruam edhe më, merremi vesh. Nuk ka takime që 8 ditë. Unë jam në Kosovë dhe jam i gatshëm për t’u takuar”, tha Kurti. Në lidhje me kërkesën e Presidentit Thaçi për dërgimin e emrit për kryeministër, ai tha se “ne do t’ia dërgojmë propozimin tonë, por do të përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodh pas marrëveshjes që do të arrijmë me LDK-në”. Kurti pret që të ketë një qeveri të shumicës, e përbërë nga LVV, LDK, pakicat dhe siç th ai “ndonjë deputet tjetër” dhe shtoi se është për një marrëveshje e cila do ta bëjë Qeverinë e re, të pa parë në Kosovën e pasluftës.