Kurti ftoi kryetarët e komunave në Veri të heqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga

Kryeministri Albin Kurti sot tha se është njoftuar që pengesat në rrugë që dërgojnë në pikat kufitare 1 dhe 31 janë duke u bërë me disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe i ftoi kryetarët e komunave në veri që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga.

Ai ftoi edhe grupin e organizuar të qytetarëve serbë që të largohen nga bllokimi i rrugës, pasi tha se ata e kanë bllokuar veten dhe lëvizjen e tyre.

Kurti u shpreh se reciprociteti për targa ndaj Serbisë është masë e barabartë me atë që Serbia e bënë ndaj qytetarëve të Kosovës.