Kurti: Greqia është më afër njohjes së Kosovës si shtet

INA
INA

8 Shtator, 2023

Nga pesë shtetet e BE-së, Greqia është më afër njohjes së Kosovës si shtet.

Kështu ka thënë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një interviste për televizionin polakTVPworld.

Edhe pse janë 27 shtete në Bashkimin Evropian që e njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, janë 5 shtete që nuk e njohin. Këto përfshijnë Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë.

Kurti në këtë intervistë është shprehur optimist se vendi i tij përfundimisht do të arrijë të bindë mosnjohësit.

Kurti theksoi se Kosova në vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit me mosnjohësit, në veçanti me Greqinë, e cila është afër njohjes së Kosovës.

“Dëshira e Kosovës për të hyrë në BE nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se vendi do të donte të kontribuonte në BE, që është projekti më i rëndësishëm politik për paqen që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Kurti

Ai tha gjithashtu se Kosova, duke pasur parasysh kostot e saj të ulëta të funksionimit për sa i përket marrjes me qira të lokaleve dhe fuqisë punëtore, mund të jetë një destinacion ideal për investitorët e huaj.

Ai trajtoi gjithashtu temën e njohjes dixhitale dhe përhapjen e dezinformatave në të gjithë Evropën.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

begaj bajden

Vizita në SHBA, Presidenti Begaj publikon foton krah Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë

albin kurti

Kurti: Greqia është më afër njohjes së Kosovës si shtet

kiara-foto

Kiara Tito shkëlqen në paraqitjen e radhës në rrjete sociale (foto)

daniel server

Serwer: Escobar e Hill besojnë se e kanë çuar Serbinë kah Perëndimi, por faktet e thonë të kundërtën

kartela-lojera-onlin-696x463

Mashtrohet maqedonasja, paguan pushimin në një profil të rremë serb në facebook (FOTO)

xhuliana nura

Xhuli befason, tregon se me kë është martuar! (FOTO)

shefqet krasniqi radovani

Shefqet Krasniqi e quan “vëlla” serbin Radovan që u konvertua në mysliman

Screenshot_2023-08-09-22-22-02-178-edit_com.instagram.android

Këngë me qifteli për Luizin (video)

kurti-kasami-tetove

Agjenda e vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Komunën e Tetovës

INFO

NA NDIQ