Kurti i thotë Sorensenit se janë tri çështje që Serbia duhet t’i përmbushë

Picture of Ina Online
Ina Online

14/02/2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, takoi përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Kurti ndër tjerash i ka folur për raportet me Serbinë, ndërsa ka përsëritur se Serbia ka shkelur marrëveshjet dhe e ka quajtur absurde që presidenti serb nuk po e dorëzon kriminelin Milan Radoiçiq.

Ai i ka thënë Sorensenit se për të ecur përpara, Serbia duhet të nënshkruajë marrëveshjen, ta tërheqë letrën e ish-kryeministres drejtuar Bashkimit Evropian dhe ta dorëzojë Radoiçiqin.

“Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit të vitit 2023 dhe aneksit të saj. Në të njëjtën kohë, ai tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja. Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

TË FUNDIT

Mexhiti: 14 marsi është një testament i guximit në luftën për liri

Nderimi për humanistin, Dibra e shpall Arbër Hajdarin “qytetar nderi”

“Pranvera e Dinjitetit”, Ali Ahmeti: Qofshim të bashkuar si në vitin 200

“Mund edhe të bie nga pushteti”, Vuçiq përmend dhe Kosovën në fjalimin e tij…

A do të bëhet myslimane, reagon ashpër Sara

BDI e Ali Ahmetit si PDSH e Menduh Thaçit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË