Kurti i uron fitoren presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

INA
INA

28/05/2023

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar fitoren e Recep Tayyip Erdogan, i cili do ta drejtojë Turqinë edhe për një mandat tjetër.

Në një shkrim në Twitter, Kurti tha se pret thellim të mëtejmë të bashkëpunimit me Turqinë.

“Urimet e mia të sinqerta për Presidentin Erdogan për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Duke pritur për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh strategjik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti.

Më herët edhe presidentja Vjosa Osmani ka uruar Erdoganin.

“I shprehim urimet tona të përzemërta Presidentit Recep Tayyip Erdogan për fitoren e sotme. Ndërsa ju vazhdoni ta udhëhiqni Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pres të punojmë së bashku për të vazhduar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Osmani në Twitter.

“Le të vazhdojë të forcohet partneriteti mes Kosovës dhe Turqisë”, tha Osmani.

Kreu i këtij këshilli, Ahmet Yener, zyrtarisht shpalli rezultatin zgjedhor, duke thënë se Erdogan ka fituar 52.14 për qind të votave.

“Edhe nëse të gjitha rezultatet që ende nuk janë futur në sistem shkojnë për kandidatin tjetër, rezultati nuk do të ndryshojë”, tha ai.

Më 99.43 për qind të votave të numëruara, rivali i Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu, ka fituar 47.86 për qind të votave, shtoi Yener.

Më herët, Erdogan tha se populli turk i ka dhënë atij përgjegjësinë për të qeverisur në pesë vjetët e ardhshme, duke shpallur fitoren në rundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

granit plavaa

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

Screenshot_2023-12-09-19-38-51-489_com.android.chrome-edit

Ky është personi i katërt që u arrestua sot për vrasjen e Liridona Ademajt

lumir ldk gazetaret

LDK zgjedh Kryesinë e re, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

Liridona ademaj

Motra e Liridonës nxjerr një pjesë nga biseda me të ndjerën, ja si shprehej viktima për gratë e shtypura (foto)

babai-770x433-1-1-750x430

“Ne kërkojmë gjak”! Babai i Naim Murselit: Erdhën dy veta, nëse duan le të më vrasin

Screenshot_2023-12-08-21-30-32-321_com.android.chrome-edit

Ambasadori i Suedisë vjen me deklaratën e fundit për vrasjen e Liridonës

Naim Murseli Liridon

“Tentativa të tjera për të vrarë Liridonën”- Lala befason me deklaratën: Ja pse nuk i besoj babait të Naimit!

INFO

NA NDIQ