Kurti: I’u thash se nuk jemi në prillin e vitit 2013, kur në dhomë ishin Thaçi e Daçiq

ina-online
ina-online

14 Shtator, 2023

Kryeministri Albin Kurti ka dalë para mediave pas takimit trepalësh të zhvilluar në Bruksel, ku ka thënë se s’ka pranuar një propozim që kushtëzohet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Asociacionin.

Kurti ka bërë të ditur se e ka propozuar një ide për zbatimin me sekuencim të marrëveshjes së Ohrit.

“Kur unë kërkova që ta shohë propozimin e Serbisë sepse mu tha se ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje ta sjellin, dhe vetëm pas përfundimit të takimit mu dhanë dy faqe në anglisht e serbisht i cili paraqet një dokument të vjetër së paku 6 muaj, që do të thotë se nuk mund të jetë udhërrëfyes i sekuencuar si propozim i palës serbe, ishte dokument i kushtëzimit të Serbisë se njëherë duhet të zbatohet marrëveshja për Asociacionin, e pastaj marrëveshja bazë. Mua mu desht të iu them se nuk jemi në prillin e vitit 2013 kur në dhomë ndodheshin baronesha Ashton, këshilltari Cooper e kryeministrat e asaj kohe Hashim Thaçi e Daçiq”, tha Kurti.

Kurti: Në Bruksel nuk pati propozime të tjera, pos timit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot në takimin e Brukselit nuk ka pasë ndonjë propozim tjetër pos të palës kosovare.

Ai, në një konferencë për media, e tha të kundërtën e deklaratës së shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili deklaroi se Kurti nuk e ka pranuar propozimin evropian dhe se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar.

“Ata edhe si ndërmjetës edhe pala tjetër e kanë tashmë propozimin tonë do të duhej ta japin qëndrimin për këtë. Sot nuk ka pasur asnjë propozim përpos asaj që kam sjellë unë si kryeministër i Kosovës”, ka thënë Kurti në deklaratën e tij.

Ndër tjera, Kurti ka theksuar se kryetarët e komunave në veri nuk mund të japin dorëheqje, sipas tij, duhet të respektohet udhëzimi administrativ.

“Lista Serbe si një degë e partisë në pushet në Serbi që vepron në Kosovë me datë 5 nëntor dha dorëheqje kolektive në komunat në veri dhe këtë e bënë me qëllim të keq dhe gabuan. Për gabimin e tyre nuk do të duhej të paguajnë kryetarët aktualë, që njëmend e kanë legjitimitetin e vakët sepse dalja ka qenë e ulët, mirëpo janë të vetmit që kanë legjitimitet”.

“Jam interesuar për zgjedhje të parakohshme sa më parë. Nuk mund ta detyrosh askënd në dorëheqje në emër të askujt, kjo duhet të bëhet duke respektuar udhëzimin administrativ që thotë se duhet organizuar peticioni. Në mënyrë që të organizohet votimi drejt përfundimit të mandatit të kryetarëve. Kjo është rruga demokratike, imponimet nga lartë nuk janë demokratike dhe as të mirëseardhura”, ka thënë Kurti.

I pari i ekzekutivit ka pohuar se Borrellit në takim i ka thënë se duhet ta gjejnë dhe tregon se kush e shkakton dhunën në veri, e jo të ketë qëndrime për gjëra që nuk potencohen në formë të përveçme.

“Ata që thonë se mund të ketë eskalim, duhet të tregojmë se kush mund ta bëjë eskalimin nuk mund të flasim për erupsion të dhunës, nuk ka vullkan në veri nuk mund të ketë erupsion të dhunës, nuk është si zjarret stuhitë vërshimet apo vullkanet dhe tërmete”.

“Kur ka dhunë duhet të gjejmë strukturat emrat e mbiemrat që e bëjnë eskalimin, kurrë nuk mendoj se dhunën e bëjnë serbët. Nuk do të duhej të flasim në mënyrë anonime, impersonale për eskalime dhe shfaqje të dhunës këtë e bëjnë subjekte të dhunës që duhet identifikuar dhe dalluar”, ka thënë Kurti./Klankosova.tv/Klankosova.tv


16:35 – Kurti: Deeskalimi ka ndodhur, rruga është e hapur që të hiqen sanksionet ndaj Kosovës 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur për sankionet ndaj Kosovës.

Ai u shpreh se deeskalimi në Kosovë ka ndodhur dhe tha se duhet kujdes që të mos ketë rieskalim.

“Deeskalimi ka ndodhur në Kosovë ne duhet të kemi kujdes që të mos ketë rieskalim dhe për këtë po bëjmë gjithçka që është e mundur, por edhe konfiskimi i armatimit edhe i armëve në veri edhe arrestim i kriminelëve, i të korruptuarve është në funksion të rendit dhe ligjit dhe kushtetueshmërisë dhe drejtësisë të cilat e ndihmojnë deeskalimin, për neve sundimi i ligjit në njërën anë dhe deeskalimi e siguria në anën tjetër nuk janë në kundërthënie, përkundrazi ato e ndihmojnë njëra-tjetrën”, u shpreh ai.

Tutje, Kurti tha se meqë ku deeskalim ka ndodhur, sipas tij, rruga është hapur që të hiqen sanksionet ndaj Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

“Meqë ka ndodhë ky deeskalim, meqenëse udhëzimi administrativ për të zbatuar nenin 72 të ligjit për vetëqeverisje lokale është nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi, rruga është e hapur që këto masa të padrejta që po e dëmtojnë shtetin më demokratik në Ballkanin Perëndimor, të hiqen përfundimisht”, u shpreh tutje ai.


16:27 – Kurti: Unë dhashë propozim, Serbia kishte dokument kushtëzimi në anglisht e cirilik (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshje së Brukselit dhe atë të Ohrit.

Kurti tha se Vuçiqi nuk ka dhënë asnjë propozim dhe rrjedhimisht takimi ka përfunduar pa rezultat, teksa shtoi se nuk ka mundur të ketë kompromis, pasi sipas tij, nuk mund të ketë kompromis midis propozimit me sekuecnc dhe kushtëzimit të vjetër – Asociacionit.

“Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia, sepse më tha që ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendej që ta sjellin dhe vetëm pas përfundimit të takimit mu dha një dyfaqësh në anglisht dhe cirilike që paraqet një dokument të vjetër së paku 6 muaj, që do të thotë se nuk mund të jetë udhërrëfyes i sekuencuar i palës serbe, por ishte dokument i kushtëzimit të Serbisë që njëherë duhet të zbatohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe eventualisht pastaj mund të kalojmë në marrëveshjen bazë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti shtoi se iu desh t’i thotë Borrellit  e Lajçakut se nuk janë në prillin e vitit 2013 kur në dhomë ishte Ashton, Kupper, Thaçi e Daçiq.

“Neni 10 i marrëveshjes bazike thotë që duhet të zbatohet të gjitha marrëveshjet, të cilat janë të obligueshme e valide e janë 39 sosh. Por nuk mund të përzgjidhet vetëm një e tillë e të vendoset sikur qerrja para kuajve. Pra, një kushtëzim të tillë s’e kam pranuar”.

“Është për të ardhur keq që Lajçaku e ka pranuar një kushtëzim të tillë nga Serbia, dhe atë e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues por unë nuk mund ta pranoja një gjë të tillë duke cenuar Kosovën”.

“Pra, edhe këtë dokumentin tjetër që është më i vjetër se 6 muaj që paraqet dokumentin e kushtëzimit të Serbisë, që njëherë AKS-ja e pastaj shohim, nuk kemi qenë në dijeni që ka një dokument të tillë. Nuk mund të quhet propozim, por është kushtëzim”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se është për të ardhur keq që pikërisht kur është konstruktiv, shkaktohet një lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-10-02-22-04-57-428-edit_com.android.chrome

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

Screenshot_2023-10-02-21-53-18-404-edit_com.android.chrome

DASh: Nuk është e konfirmuar se Serbia i ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën

Rama Plenkoviq

Rama e Plenkoviq kërkojnë masa kundër Serbisë për shkak të dhunës në Kosovë

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Gjermania “thirrje urgjente” Beogradit të ulë numrin e trupave në kufi

Kurti Kuvend i Kosoves

Kurti: Serbia e kuptoi se terr oristët nuk kanë asnjë shans me policinë tonë

vucic-1

Plani mizor i Vuçiqit, gjenerali shqiptaro-amerikan zbardh prapaskenat: Planifikon rrëmbimin e policëve të Kosovës!

derivate nafta dizeli benzin

Nga mesnata benzina lirohet, nafta shtrenjtohet

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

Canak

Sulmi terrorist në veri, Çanak: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

INFO

NA NDIQ