Kurti kërkon lirimin e çlirimtarëve, publikon për herë të parë letrën dërguar Trendafilovës(DOKUMENTE)

Picture of Ina Online
Ina Online

05/11/2025

“Menjëherë pasi që kishte vënë lule të freskëta te varri i Astrit Deharit, më 5 nëntor 2020, Rexhep Selimin e dërguan në burgun e Hagës ku ende po e mbajnë”, ka shkruar kryeministri në detyrë Albin Kurti në një postim në facebook ku ka bërë publike edhe letrën dërguar kryetares  së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

“Përveç tij, edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi po ndodhen në paraburgim tash e pesë vjet. Pesë vite pritje, pesë vite pas hekurave ndërkohë që arsyeja e njëjtë përsëritet në çdo vendim për refuzimin e lirimit: “rreziku i ndikimit mbi dëshmitarët”. Por Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj. Dëshmitarë më nuk ka. Nuk ka as arsye ligjore, as morale që të mbahen edhe më tej në paraburgim. Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet. Si Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e si deputet prej vitit 2014 bashkë me Rexhën i patëm paraqitur të gjitha argumentet e qëndrimet për këtë Gjykatë që është sot duke gjykuar.

E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje. Kërkesat tona qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre”, ks shkruar Kurti. (INA)

TË FUNDIT

“Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Dorëheqje, me kordinim a pa kordinim!

A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

Sevdail Demiri dhe Resul Shabani shpallen fitues të çmimit shtetëror ”22 Nëntori”

Përfundon numërimi pas verifikimit të votave në Mitrovicë, ky është fituesi

Ja kush pritet ta jetë pasuesi i Memli Krasniqit si kryetar i PDK-së (FOTO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË