Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka takuar kryeparlamentarin e Maqedonisë, Afrim Gashin.
“Një javë pasi ishim nikoqir të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për mbledhjen e dytë të përbashkët qeveritare, sot kisha nderin dhe kënaqësinë ta mirëpres Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Bashkëpunimi parlamentar mund t’i çojë më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona dhe të afrojmë edhe më shumë qytetarët e dy vendeve. Andaj vizitat si kjo janë tejet të vlefshme, e grupet parlamentare të miqësisë, tejet të rëndësishme.”, ka shkruar Kurti. (INA)