Kurti kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Janar, 2023

Albin Kurti

”Deklaroj se mua J.G., vëllanë tim B.G. dhe shokun i vrau policia e fshehtë jugosllave… për të vetmen arsye se ne luftojmë për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës… dhe që Kosova të jetë Republikë… Kaq kisha.” – Me këto fjalë i ka përshkruar çastet e fundit të jetës së Jusuf Gërvallës, shkrimtari Ismail Kadare, në tregimin e tij “Baladë për Jusuf Gërvallën”.

Por ky nuk është vetëm një dialog letrar, sepse ky tregim rrëfen një ngjarje të vërtetë historike. Si sot, plot 41 vite më parë, më 17 janar 1982, shërbimi sekret i Jugosllavisë vrau në Untergrupenbach pranë Heilbronnit në Gjermani, Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën. Arsyeja e këtij atentati kriminal të autoriteteve të Serbisë, ishte aktiviteti i tyre për më shumë liri, për liri të plotë për shqiptarët, për çlirimin e Kosovës, për Republikën e Kosovës!

Profili i Jusuf Gërvallës është ai i një personaliteti kompleks, i një gazetari dhe aktivisti, i një poeti dhe këngëtari, si dhe i një patrioti që formimin e tij intelektual e përktheu në aktivitet politik, thellësisht politik. Ashtu siç edhe ai i Kadri Zekës, gazetarit dhe poetit, që artikuloi edhe në teza politike aktivitetin e tij dhe të shokëve të tjerë, në organizatat politike ilegale të kohës.

Jusufi na ka lënë shumë këngë bashkë me vëllain e tij Bardhoshin që ende dëgjohen dhe këndohen, siç na ka lënë dhe një trashëgimi letrare origjinale që vazhdon të lexohet dhe studiohet. Por mbi të gjitha, ai i ka lënë trashëgimi historisë moderne të Kosovës dosjen e tij, që nuk është vetëm dosja e vetë Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, por është edhe dosja e një kohe kur Serbia shtypte dhe diskriminonte shqiptarët mbi baza etnike, burgoste, përndiqte dhe vriste ata që kishin guxim qytetar dhe vullnet politik për të kundërshtuar politikat e saj dhe për t’u ngritur kundër gjendjes së shqiptarëve në Jugosllavi.

Lavdi Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, mes dëshmorëve që vepruan deri në vdekje për lirinë e Kosovës!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Polici-a-2-750x430

Punëtori nga Shqipërie humb jetën gjatë punës në një objekt ndërtimi në Çair

nexhmedin-spahiu

Spahiu: Nëse Serbia e pushton Veriun nuk ka më ujë e as rrymë për Kosovën

fatmir mexhiti

Ministri Mexhiti mori mbështetjen e kryeministrit për heqjen e drejtorëve ekonomikë

zvicer vevey policia vrasje

Zvicër, vritet nëna e katër fëmijëve në banesën e saj

Erdogan Kilicdaroglu

Turqia zgjedh mes Erdoganit dhe Kilicdaroglut – gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet presidenciale

1_edward-joseph-487x365

Joseph: Problemet në veri të Kosovës i zgjidhin katër shtete të NATO-s

tina turner ervin

Tina Turner ka lënë pasuri 250 milionë euro, ja kush e trashëgon?

messi-ronaldo

Messi parakalon Ronaldon dhe shkruan historinë!

ritchie-torres

Kongresmeni Torres del kundra Blinken për Kosovën: “Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës”

INFO

NA NDIQ