Kurti: Kushtetutshmëria, ligjshmëria, vendimmarrja nuk negociohet

INA
INA

01/02/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vendimin e BQK-së për rregulloren e re, e cila ndalon përdorimin e valutës së dinarit, tha se institucioneve të pavarura nuk mund t’i mbivendosen politikanët.

pyetur për rreth reagimit tëBE-dsë për këtë çështje, Kurti tha se faza tranzitore ka nisur prej dhjetorit të vitit të kaluar dhe gjithçka ka shkuar në rregull.

“Pikërisht përgatitjet e suksesshme për zbatimin e rregullores së BQK-së kanë alarmuar Beogradin zyrtar dhe ata më pastaj u përpoqën që të përhapin panik nëpërmjet një fushate që trumbetohej nga kreu i shtetit atje. Me informatat që i kam gjithçka po shkon në rregull, por, nëse ka ndonjë vërejtje a ankesë, ne do ta adresojmë me seriozitetin më të lartë dhe me shpejtësinë më të madhe”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkaq kërkesës së BE-së për këtë çështje, kryeministri Kurti u shpreh se BQK është institucion i pavarur dhe se institucioneve të pavarura nuk mund t’i mbivendosen politikanët.

“BQK është institucion i pavarura i Kosovës, nuk munden politikanët t’i mbivendosen institucioneve të pavarura të shtetit, sepse asisoj e humbim karakterin e republikës demokratike për vendin tonë të pavarur. Kushtetutshmëria, ligjshmëria, vendimmarrja e institucioneve të pavarura nuk mund të negociohen nga politikanët”, deklaroi Kurti.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bota ruse harta

Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

zgjedhje maqedoni

Partitë për zgjedhje do të reklamohen në 249 portale, 37 televizione dhe 35 radio

ahmeti zaev kovacevski

BDI a e mashtroi LSDM-në për “Frontin Europian”? (VIDEO)

kovacevski

Kovaçevski premton rroga minimale nga 600 euro dhe rroga mesatare nga 1000 euro

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni – statusi politik

administrata

Mbi një mijë funksionarë në Maqedoni nuk do të kenë rritje të re të pagave

ministria shendetesise instituti i shendetit publik

Largohen nga puna 19 të punësuar në Qendrën e Shëndetit Publik Shkup

cmimet-e-garantuara

Sot përfundon masa – Nga nesër çmimet në mëshirë të tregtarëve

Putin

REL: Putin paralajmëron për rrezikun e një lufte bërthamore me NATO-n

INFO

NA NDIQ