Kurti: Liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre, saqë janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre

INA
INA

28/10/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në konferencën me temë “Lidershipi në kohë sfiduese”, të organizuar nga kolegji UBT.Kurti para të pranishmëve foli për cilësitë fundamentale që e definojnë një “lider të mirë dhe të madh”.

Dy cilësitë kryesore të një lideri të mirë, sipas kryeministrit, janë efektiviteti pragmatik për të tërhequr dhe mirëmbajtur ndjekës ose mbështetës dhe përkushtimi parimor ndaj një kauze të drejtë, sepse siç tha ai pragmatizmi pa parime është bosh, kurse parimi pa pragmatizëm është i pafrytshëm.

Ndërkaq, duke folur për cilësitë që e përcaktojnë një lider të madh, ai tha se ata definohen nga vullneti për të sakrifikuar interesin e tyre për një kauzë më të madhe.

“Pra, liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre dhe aq të vendosur për t’i mbrojtur ato në mënyrën më të mirë, sa që janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre personal”, citohet të ketë thënë Kurti.

Si shembull të një lideri të mirë dhe të madh, kryeministri në fjalën e tij, veçoi presidentin e 16-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln, bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.

Ai gjithashtu foli edhe për punën dhe kontributin e Qeverisë në nxitjen dhe përgatitjen e liderëve të së ardhmes të cilët janë efektiv në mënyrë pragmatike dhe moralisht parimor. 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

protesta cashke

Protesta në Çashkë, disa prindër kundërshtojnë paralelen në gjuhën shqipe

Kodra-e-Diellit_11_1

Më së ftohti dhe më së shumti dëborë në Kodrën e Diellit

notre dame

Helmi që përmban Notre Dame: a mund të vrasë?

lsdm

LSDM: Mitreski kryetari i Kuvendit, Zeçeviq shef i shtabi zgjedhor

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nëse VMRO nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

MUHAMERI

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Maqedonia

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ligji për zyrën e kthimit të pronave hyn në procedurë parlamentare në RMV

ulutash

Komandanti i KFOR’it flet për situatën në Veri: E qetë, por mbetet e brishtë

INFO

NA NDIQ