Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

ina-online
ina-online

02/03/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga vizita në Mbretërinë e Bashkuara ka udhëtuar në Romë për Kongresin e Partive Socialiste Evropiane. Përgjatë qëndrimit në kryeqytetin e Italisë, Kurti ka folur për Agjencinë Italiane të Lajmeve (AGI).

Kurti ka thënë se Kosova ka ende probleme në kufirin me Serbinë, duke përmendur kështu edhe funksionimin e kriminalitetit në Veri të vendit dhe kontrabandën e madhe që ekziston në atë pjesë.

Kryeministri Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për “Listën Serbe”, duke thënë se kjo parti ka lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.Kurti, siç citohet nga ky medium, ka thënë se Lista Serbe flet për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet “kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiqin dhe Putinin”.

Në këtë intervistë Kurti ka folur edhe për raportet me Italinë. Kryeministri ka thënë se në fillim e kishte konsideruar Giorgia Melonin të lidhur me të kaluarnë e saj djathiste dhe me fashizmin, megjithatë thotë se pasi ajo është bërë kryeministre e ka parë që ka krijuar raporte të shkëlqyera me Joe BIden dhe SHBA-në dhe që ka përkrahur Ukrainën.

Kurti ka folur edhe për aspiratën e Kosovës për anëtarësim në BE.

“Nuk jemi ende zyrtarisht kandidatë për anëtarësim por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

INFO

NA NDIQ