Kurti: Kosova përkrah SHBA në krizën e Lindjes së Mesme

Picture of INA
INA

22/06/2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim bërthamor dhe jo më shumë bomba që rrezikojnë njerëzimin. Ai ka theksuar se situata bëhet edhe më alarmuese kur shtete autoritare synojnë të zhvillojnë programe për t’u pajisur me armë të tilla.

Në një deklaratë publike, Kurti ka shprehur përkrahjen e Kosovës për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ndaj programit bërthamor të Iranit.

“ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku ynë special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur,” theksoi Kurti.

Ky reagim vjen në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar shpreh shqetësim të shtuar për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe rritjen e tensioneve lidhur me armët bërthamore.(INA)

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË