Kurti në hapjen e edicionit të 21-të të Javës së Bibliotekës

Picture of ina-online
ina-online

27/05/2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e edicionit të 21-të të Javës së Bibliotekës, e cila u mbajt në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Përgjatë ngjarjes u prezantuan rezultatet e punës së ekipit të Bibliotekës Kombëtare, së bashku me organizatat e kulturës e të trashëgimisë kulturore, si dhe profesionistë e intelektualë të Kosovës dhe ata të huaj, si dhe u përurua Qendra e Digjitalizimit të Bibliotekës Kombëtare.

“Mbi gjysmë milion euro të fondeve të Qeverisë së Kosovës janë dedikuar për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij.

Kryeministri Kurti theksoi se çdo qytetar i Republikës së Kosovës tashmë ka qasje në arkivat digjitale, si një burim i paçmuar për edukimin dhe zhvillimin e mëtejshëm, kur janë digjitalizuar rreth 600 mijë objekte digjitale, përfshirë gazetën Rilindja dhe koleksionet e rralla e të vjetra.

Digjitalizimi i këtyre materialeve është thelbësor jo vetëm për qasjen e lehtë në informacion, por edhe për ruajtjen e njohurive dhe të historisë sonë nga shkatërrimi apo harresa.

“Qeveria jonë ka prioritet ruajtjen e kujtesës si bazë e vetëdijes sonë kombëtare. Kujdesi për çdo cep të Kosovës është një vlerë e pandashme me jetën tonë të përditshme, edukatën dhe filozofinë e të jetuarit në këtë vend”, shtoi kryeministri.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, profesorë e përfaqësues të institucioneve të kulturës, dhe pjesëmarrës të shumtë adhurues të librit e të artit, të cilët u mirëpritën nga u.d. drejtore e Bibliotekës Kombëtare, Bukurije Haliti, profesor Arsim Sinani, nga departamenti i Antropologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, si dhe anëtarë të tjerë të stafit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Pas hapjes, kryeministri Kurti vizitoi Qendrën e Digjitalizimit të Bibliotekës Kombëtare, pastaj Projektin për “Qasje për Personat me Aftësi të Kufizuara” investim ky i realizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe në fund vizitoi ekspozitën e kuruar nga Patricia Nugee, me titull “Kujtesa për Skënderbeun”.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuari, z.Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

I nderuari, z.Petrit Malaj, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë,

E nderuara, ushtruese e detyrës, drejtore e Bibliotekës Kombëtare, znj. Bukurije Haliti,

E nderuara, znj. Patricia Nugee, profesioniste dhe koleksioniste e literaturës,

E nderuara, znj. Blerta Ismajli, anëtare e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës,

I nderuari, z. Liridon Zekaj, udhëheqës i Bibliotekës Digjitale,

I nderuari, profesor Arsim Sinani, nga departamenti i Antropologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës,

I nderuari, z.Alban Morina nga CHwB Kosova, trashëgimia kulturore pakufij

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Kulturës, profesorë e studentë,

Të nderuar artdashës, adhurues të librit,

Sot jemi mbledhur për të kremtuar disa prej shtyllave të demokracisë sonë: barazinë, qasjen e hapur për të gjithë dhe ruajtjen e vlerave njerëzore. Këto janë themelet që na udhëheqin dhe që forcojnë shoqërinë tonë. Java e Bibliotekës në Kosovë po nis për herën e 21-të. Si aktivitet qendror i rikujtimit të përvitshëm të rëndësisë së bibliotekës dhe librit, këtë vit programi i saj është tejet përmbajtjesor.

Ekipet e zellshme të Bibliotekës Kombëtare, së bashku me organizatat e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, si dhe profesionistët e intelektualët e Kosovës, e ata të huaj, do të na tregojnë sot punën e tyre të shkëlqyer disa vjeçare. Ne do të kemi mundësinë të shohim rezultatet e përpjekjeve të tyre të palodhura.

Së pari, do të vizitojmë Qendrën e Digjitalizimit të Bibliotekës Kombëtare. Kjo qendër është një dëshmi e përkushtimit tonë për të ruajtur dhe mbrojtur trashëgiminë tonë kulturore për brezat e ardhshëm që do vijnë pas nesh. Pastaj, do të ndjekim përurimin e projektit “Qasje për Personat me Aftësi të Kufizuara” me menaxher të programit, Alban Morinën, nga Fondacioni për trashëgimi kulturore pa kufij në Kosovë. Ky projekt ka krijuar hapësira me qasje për personat me aftësi të kufizuara në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, duke siguruar që çdo individ do të ketë mundësi të barabarta për të shfrytëzuar burimet e përbashkëta.

Një tjetër ngjarje e rëndësishme është ekspozita “Kujtesa për Skënderbeun” me koleksionin e librave antikuar të koleksionistes britanike, Patricia Nugee. Kjo ekspozitë na rikujton rëndësinë e ruajtjes së historisë sonë dhe lidhjet e saj me trashëgiminë botërore.

Mbi gjysmë milion euro të fondeve të Qeverisë Kosovës janë dedikuar për digjitalizimin e shërbimeve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, digjitalizim ky i cili ndodh nëpërmjet Qendrës për Digjitalizim dhe Platformës së Bibliotekës Digjitale. Deri më tani, janë digjitalizuar rreth 600 mijë objekte digjitale, përfshirë gazetën Rilindja dhe koleksionet e rralla e të vjetra. Digjitalizimi i këtyre materialeve është thelbësor jo vetëm për qasjen e lehtë në informacion, por edhe për ruajtjen e njohurive dhe të historisë sonë nga shkatërrimi apo harresa.

Djegia dhe shkatërrimi në dorë të aksidenteve ose të regjimeve totalitare nuk kanë pasur mundësi t’i mbrojnë këto materiale. Populli ynë ka punuar për t’i prodhuar dhe përmbledhur këto materiale, dhe digjitalizimi i tejkalon rëndësinë që ka për qasjen e lehtë të informacionit. Ai padyshim e bën më të lehtë, por ka rëndësi në ruajtjen e informatave, diturive dhe njohurive për shekuj të historisë dhe të kulturës sonë, duke siguruar që harresa kurrë të mos jetë një opsion.

Qeveria jonë ka prioritet ruajtjen e kujtesës si bazë e vetëdijes sonë kombëtare. Kujdesi për çdo cep të Kosovës është një vlerë e pandashme me jetën tonë të përditshme, edukatën dhe filozofinë e të jetuarit në këtë vend. Synimi ynë është arritja e barazisë shoqërore, dhe digjitalizimi është një mjet kyç për këtë, duke ofruar qasje të barabartë për të gjithë në informacion, infrastrukturë fizike dhe njohuri.

Vitin e kaluar, kemi arritur një sukses të madh duke lidhur 100% të territorit të Republikës sonë me internet brez gjerë. Kjo arritje na vendos në mesin e 8-të top shteteve evropiane, krahas Zvicrës dhe vendeve nordike, dhe shumë përpara rajonit tonë. Tani, çdo qytetar i Republikës së Kosovës ka qasje në arkivat digjitale, një burim i paçmuar për edukimin dhe zhvillimin e mëtejshëm.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka prioritet ruajtjen në funksion të kujtesës, barazinë si standard të pathyeshëm dhe qasjen e hapur nëpërmjet digjitalizimit. Kjo nuk është vetëm për hir të transparencës, por për të mirën e çdo qytetari të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, për ta ndier Kosovën si plotësisht të vetën dhe vetën si plotësisht të Kosovës.

TË FUNDIT
13 orë
Dyert e shkollave të hapura por nuk ka nxënës
15 orë
Prizren, babai në gjendje të dehur ther me thikë vajzën e tij 21 vjeçare
17 orë
Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke
17 orë
Policia gjen arsenal armësh në shtëpitë e dy qytetarëve në Zubin Potok
1 ditë
Kosova me 10 medalje në finalen e NEO - shkencës në New Jersey, këta janë fëmijët heronjë

ME TE LEXUARA

17 orë
Policia gjen arsenal armësh në shtëpitë e dy qytetarëve në Zubin Potok
17 orë
Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke
15 orë
Prizren, babai në gjendje të dehur ther me thikë vajzën e tij 21 vjeçare
13 orë
Dyert e shkollave të hapura por nuk ka nxënës
1 ditë
Kosova me 10 medalje në finalen e NEO - shkencës në New Jersey, këta janë fëmijët heronjë

LEXO MË SHUMË

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Dyert e shkollave të hapura por nuk ka nxënës

vrasje

Prizren, babai në gjendje të dehur ther me thikë vajzën e tij 21 vjeçare

Jorn-Rohde

Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke

Policia-e-Kosoves-800x445

Policia gjen arsenal armësh në shtëpitë e dy qytetarëve në Zubin Potok

IMG_2986

Kosova me 10 medalje në finalen e NEO – shkencës në New Jersey, këta janë fëmijët heronjë

partite kosove

Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera

server

Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”

profesoresha shkup

Profesoresha nga Shkupi: Mos qofshi në lëkurën tonë në fundvit kur përfundohen notat!

Ministria-Arsimit

MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

INFO

NA NDIQ