Kurti: Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë

Picture of INA
INA

01/07/2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.

Në një postim në Facebook, Kurti shkroi se ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë.

Postimi i plotë:

Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë. Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë.

TË FUNDIT

Lapaj: 9 Korriku i Gostivarit – Gjak për flamur, heshtje nga Tirana!

Rokas: Identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizës negociuese, ata mbrohen më së miri me anëtarësimin në BE

BitChat, aplikacioni që punon pa internet dhe pa numër telefoni!

Pse Brukseli po “flirton” me Beogradin?

Ekip i Ushtrisë nga Njësia për Mbrojtje Atomike, Biologjike dhe Kimike, po mbledh të dhëna për cilësinë e ajrit në Vizbeg

Kontroll në klubet e natës në Tetovës dhe Gostivarit, ndalohen 7 persona për keqpërdorim të qëndrimit turistik

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË