Kurti: Në Maqedoni ende ka rrugë dhe shkolla me emrin “Tito”

ina-online
ina-online

11 Gusht, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasditen e sotme mori pjesë në inaugurimin e rrugës me emrin “Adem Demaçi” në Çair të Shkupit, shkruan TV21.

Kurti duke përmendur kohën kur Demaçi u arrestua pas tërmetit në Shkup, si masë e mbrojtjes për vizitën që bëri diktatori i ish-Jugosllavisë dhe ai i ish Bashkimit Sovjetik, tha se emërtimi i kësaj rruge është “akt këmbëngulje në përpjekjen e pafundme të një populli për liri.”

“Me 22 gusht, 1963, Shkupin e goditur nga tërmeti kishin ardhur ta vizitonin së bashku 2 liderë diktator, Josip Broz Tito i ish-Jugosllavisë dhe Nikita Hrushqevi i Bashkimit Sovjetik, në kuadër të përgatitjeve për vizitën e tyre, me frikën se ajo mund të prishej, autoritetet jugosllave të kohës, aparati shtetëror represiv i së cilës udhëhiqej nga Aleksandar Rankoviçi, ishin kujdesur që paraprakisht ta burgosnin Adem Demaçin. Shtypësit dhe mohuesit e lirisë nuk mund të parakalonin lirshëm në një vend ku liria kishte për sinonim një emër të përveçëm njeriut, emrin e Adem Demaçit. 60 vjet më pas, në Maqedoni ka ende rrugë edhe shkolla me emrin “Josip Broz Tito”! Emërtimi i rrugës me emrin “Adem Demaçi” është edhe një akt këmbëngulje në përpjekjen e pafundme të një populli për liri”, tha Kurti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

ASH vetë apo me BDI-në në zgjedhje, përgjigjet Taravari

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

mickoski

Mickoski: Po digjem nga dẽshira për zgjedhje, do ti fitojmë 61 deputetë

MUHAMERI

Kush do të votoj në zgjedhjet e ardhshme?

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Paga minimale do të rritet për 10%

INFO

NA NDIQ