Kurti në Mitrovicë, viziton policët: Oficerët tanë të çeliktë, u njoftova me operacionet e tyre

INA
INA

07/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka vizituar Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere të Mitrovicës.

Ai i ka quajtur “të çeliktë” oficerët policorë që shërbejnë në këtë stacion. Kurti ka thënë se paraprakisht ka vizituar palestrën “Minatori” për ta parë demonstrimin e xhudistes së njohur, Majlinda Kelmendi.

Në Belvedere, Kurti ka thënë se është njoftuar me aksionet dhe operacione e Policisë së Kosovës në atë pjesë.Pasditen e kalova sot në Mitrovicë. Nga palestra “Minatori” e demonstrimit të vajzës sonë të artë në xhudo, Majlinda Kelmendi, te oficerët tanë të çeliktë në Kampin e Policisë në Belvedere. U njoftova për aksionet e operacionet, aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës. Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq.

“Mbështetja e jonë për ta është e garantuar. Bashkë me Ministrin e Brendshëm Sveçla, Drejtorin e Policisë, Hoxha, dhe gjithë të tjerët në fund shijuam shujtat e ngrohta në mensën e re të Kampit”, ka deklaruar ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

komedi kushtrim qerimi avni shkodra sopi

Një Stand Up Comedy e veçantë në Kumanovë (Foto)

elena petrova fatmir besimi

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

scholz sholc

Jonuzi: Pas Albin Kurtit edhe Scholz përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë!

stevo pendarovski

Pendarovski: Oferta e Mickoskit për koalicion është shenjë dobësie

gashi berlin

Gashi: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

MEXHITI Izet

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

vlen berlin

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

sela tubim

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

INFO

NA NDIQ