Kurti në Paris: Evropa ka nevojë për qëndrim të qartë kundër autoritarizmit

Picture of INA
INA

29/10/2025

Në kryeqytetin e Francës, në Paris, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në diskutimin e organizuar nga Instituti i mirënjohur francez, Jacques Delors.

Aty u mirëprit nga Drejtorja e Institutit, Sylvie Mattelly.

Tema kryesore e diskutimit ishte situata gjeopolitike në Evropë dhe ndikimi i Ballkanit Perëndimor.

“Tema tjera të diskutimit ishin mbrojtja, të drejtat e njeriut, përfshirë ato të pakicave, si dhe zhvillimet e fundit në vend. I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe i Dërguari i Posaçëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz”, njofton zyra e kryeministrit.

Po ashtu, theksohet se kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për ftesën e Institutit Jacques Delors për të qenë pjesë e këtij diskutimi.

Në fjalën hyrëse të tij, ai theksoi se po jetojmë në një kohë kur Evropa është e begatë, dhe në të njëjtën kohë thellësisht e sfiduar, duke shtuar se aftësia jonë për të planifikuar në terme afatgjate vazhdimisht po vihet në hije nga realitete të menjëhershme gjeopolitike. Për dekada, jemi udhëhequr nga dëshira për homeostazë, por ky më nuk është realiteti ynë, tha më tej. “Sistemet që lulëzojnë, qofshin ato institucione, organizata apo shoqëri, evoluojnë përmes cikleve të rendit, çrregullimit dhe rirregullimit, dhe për Evropën, ky ekuilibër i ri kërkon një qëndrim të qartë kundër autoritarizmit dhe përfshirje e qartë e atyre vendeve që mbështesin demokracinë”, u shpreh kryeministri.

“Duke folur për Kosovën, zhvillimet aktuale dhe progresin e viteve të fundit, kryeministri Kurti theksoi se që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 me mbështetjen ndërkombëtare, vendi ynë ka zhvilluar institucione të forta demokratike, ndërkaq gjatë këtij mandati qeveritar, Kosova ka luftuar korrupsionin dhe ka shënuar rritje të qëndrueshme ekonomike. Ai veçoi lajmet se në muajin korrik të këtij viti, Fondi Ndërkombëtar Monetar dhe Banka Botërore hoqën zyrtarisht Kosovën nga lista e vendeve të brishta dhe të prekura nga konflikti duke u bazuar në përparimin institucional dhe ekonomik të vendit siç reflektohen edhe në rënien e ndjeshme të papunësisë nga afër 26% në më pak se 11%”, bëhet e ditur në njoftim.

TË FUNDIT

Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

Si është Gjesti pas humbjes së vëllait? Flet miku i tij më i mirë

Protesta në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Sot me mendje e zemër në Strasburg

Aksident trafiku në Shkup, një i vdekur dhe tre të lënduar

Pasi konfirmoi lidhjen, tradhtohet nga partneri Ronela Hajati?

Shqipëri-Angli, publikohen formacionet zyrtare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË