Kurti: Në Prishtinë mbërritën dronët luftarakë kamikazë Skydagger

Picture of INA
INA

08/10/2025

Kryeministri Albin Kurti njoftoi sot se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë mbërritur një kontingjent dronësh luftarakë të tipit Skydagger, të prodhuar nga kompania që lidhet me Baykar. Sipas njoftimit të tij, dhjetëra ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë tashmë të trajnuar për përdorimin e këtyre platformave.

Kurti tha se kontrata me kompaninë turke u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar dhe se dërgesa ishte parashikuar për janar 2026, por u përmbyll tri muaj më herët. Në njoftim theksohet se dronët Skydagger janë të klasifikuar si një lloj FPV/RTF (Ready to Fly) dhe janë menduar për goditjen e objektivave të ndryshme — të lëvizshme dhe statike.

Sipas kryeministrit, me këtë prokurim Kosova po shton kapacitetet ajrore të FSK-së së bashku me sistemet e tjera të pajisura më parë, si TB2 Bayraktar dhe dronët Puma, në kuadër të përpjekjes për të ndërtuar një forcë që përshtatet me teknologjitë dhe taktikat moderne të konfliktit.

Kurti gjithashtu përmendi se dronët u ngarkuan në kamionët multifunksionalë Rheinmetall 8×8, një seri prej 15 automjetesh të cilat, sipas tij, ishin marrë vitin e kaluar — 10 të blera dhe 5 të dhuruara. (INA)

TË FUNDIT

Komisioni miraton ndryshimet në Ligjin për kontroll kufitar për menaxhim më efikas

Kuzeska: Skandali me IPARD po arrin në majë të qeverisë

Mickoski tregon për takimin e zhvilluar me VLEN-in

Durmishi: Në muajin mars paga minimale do të rritet për 2,000 denarë

Adriana Matoshi thumbon me humor Lumir Abdixhikun: “Lumir, pasha Zotin krejt e livdun Memlin!”

Si po e përballon Gjesti humbjen e vëllait? Flet miku i ngushtë i këngëtarit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË