Kurti: Në shtetndërtimin e Kosovës ka hisen më të madhe Adem Jashari

INA
INA

05/03/2024

Sot është 26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, ku me këtë rast, Kuvendi është duke mbajtur një seancë solmne për nder të flijimit të Adem Jasharit dhe familjes së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Në Kuvend, fjalën e tij e ka marrë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka treguar për historinë e popullit shqiptar dhe për heroizmin e familjes së Adem Jasharit, e cila luftoi për çlirimin e Kosovës.

“Adem Jashari dhe krejt çka përfaqëson figura e tij ka një hise shumë të madhe. Ajo është hisja e një njeriu që brenda kohës së tij dhe qenies së tij vepruese, lirinë e tij individuale e përbashkoi me lirinë e popullit të tij gjatë gjithë jetës deri në vdekje, deri në rënien heroike”, u shpreh shefi i qeverisë.
Tutje, Kurti tha se Adem Jashari është emri i përvetshëm i njeriut me të cilin mund t’i referohemi lirisë sonë.

“Liria ishte kushti i jetës e që u bë edhe kushti i vdekjes së Adem Jasharit. Andaj nëse historia është përparimi i vetëdijes së popujve për liri, atëherë Adem Jashari është emri i përvetshëm i njeriut me të cilin ne mund t’i referohemi lirisë sonë. Lavdi Adem Jasharit, familjes Jashari, UÇK-së dhe gjithë dëshmorëve të kombit”

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

Peter Stano

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

marshi

Marshit në Pejë i priu vajza e të ndjerës Gjyljeta Ukella

Fahri-Fazliu-

Lirohet Fahri Fazliu, i konfiskohet telefoni

gjyljeta ukella

Detaje të tjera nga prokuroria për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

Screenshot_2024-04-17-10-29-00-629_com.android.chrome-edit

Haxholli: Serbia po hakmerret për votimin në Strasburg, nga mesnata po i mban të bllokuar mbi 300 kosovarë në kufi me Kroacinë

Foto: Ilustrim

“Kur të vij nga Gjermania mos të të gjejë në shtëpi”, burri kërcënon gruan në Ferizaj, viktima kërkon urdhër mbrojtës

autobus te kosoves kompani

Policia serbe bllokon autobusët e Kosovës në kufirin me Kroacinë dhe Hungarinë

qeveria kosoves prishtine

Sot ditë zie në Kosovë në kujtim të vajzave dhe grave të vrara

INFO

NA NDIQ