Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shkruar në facebook: nga Gjakova e punës dhe dijes, pushkës e shijes, e para gjithë Republikës zotohemi për:
” fiilimin e ndërtimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës, me segmentin Gjakovë – Shkodër;
përfundimin e rrugës Dollc-Gjakovë, Kijevë-Zahaq dhe rrugës së Dukagjinit që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën dhe Istogun;
largimin e taksës doganore prej 10% për veturat nga Bashkimi Evropian dhe kufizimin 10-vjeçar për veturat e importuara;
programin “Anembanë”, transport Publik me 10 euro biletë të integruar mujore për të udhëtuar anembanë Kosovës”, ka shkruar Kurti.(INA)