Kurti nga Mitrovica: “Nuk ka ujë që i merr këto ura – pushteti i tanishëm i ka ditët e numëruara”

Picture of INA
INA

01/11/2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Mitrovica ka drejtuar një fjalim me tone të forta politike dhe simbolikë të thellë ndaj qytetit të ndarë dhe sfidave që përballet ai.

“Besoni do portale të këtij pushteti që i ka ditët e numëruara, ose më mirë me thënë orët e numëruara, sepse mund t’ua llogarisim edhe sa u kanë mbetur,” deklaroi Kurti, duke theksuar se propaganda kundër qeverisë së tij është në grahmat e fundit.

Ai ironizoi kundërshtarët politikë që, sipas tij, “u gëzohen fatkeqësive të qytetit”.
“U gëzoheshin mos po e merr uji urën, merre me mend, çfarë njerëzish janë këta kështu! Çfarë njerëzish janë këta që gëzohen mos po e merr uji urën, e pastaj thonë ‘Albini e Fatoni s’kanë bo kurgjo’. Ja sa e duan Mitrovicën ata, ja sa ju duan juve ata,” tha Kurti.

Në fund, kryeministri përsëriti zotimin e tij për qytetin e ndarë simbolikisht nga lumi Ibër:
“Por edhe unë, edhe Fatoni, jemi këtu për me u zotuar para jush që nuk ka ujë që i merr këto ura – këto ura janë ura të forta.”

Fjalimi i Kurtit në Mitrovicë u prit me duartrokitje nga qytetarët e pranishëm, ndërsa u interpretua si një mesazh i qartë politik dhe moral ndaj kundërshtarëve të tij.(INA)

TË FUNDIT

KSHZ: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 30% të votuesve

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

“Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të varfër”/ Ermal Mamaqi: Unë besoj që ke…

Sinan Vllasaliu: Estrada sot është më e paedukatë, janë rehatuar…

Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja për “Big Brother VIP Kosova 4”

FOTO/ Aksidentohet çifti i këngëtarëve shqiptar, ja gjendja e tyre shëndetësore

ME TE LEXUARA

1
KSHZ: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 30% të votuesve
1
Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari
1
“Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të varfër”/ Ermal Mamaqi: Unë besoj që ke...
1
Sinan Vllasaliu: Estrada sot është më e paedukatë, janë rehatuar...
1
Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja për “Big Brother VIP Kosova 4”

LEXO MË SHUMË