Kurti: Nga nëntori rriten pensionet dhe shtesat për fëmijë

Picture of INA
INA

31/10/2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka njoftuar se nga muaji nëntor do të ketë rritje të pensioneve dhe shtesave për fëmijë.

Kurti tha se këto janë lajme të mira për qytetarët, duke theksuar se përveç rritjes së pagave në sektorin publik, pritet përmirësim edhe në sektorin privat.

“Përveç rritjes së pagës në sektorin publik, kemi lajm të mirë edhe për sektorin privat. Nga Ministria e Financave kemi propozimin për rritjen e pagës minimale, që do të ndikojë në rreth 150 mijë të punësuar”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se rritja e pensioneve do të nisë menjëherë nga muaji nëntor, ku pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro.
“Kjo rritje përfshin rreth 200 mijë pensionistë, përfshirë kategoritë e pensioneve bazike, personat me aftësi të kufizuara, për të rritur dhe fëmijë, si dhe pensionet invalidore të punës”, tha ai.

Kryeministri në detyrë njoftoi gjithashtu se do të ketë rritje prej 50 për qind të shtesave për fëmijë nga 0 deri në 16 vjeç.
“Nga muaji nëntor, një nënë me dy fëmijë që deri tani ka marrë 40 euro, do të marrë 60 euro, ndërsa një nënë me katër fëmijë do të marrë 180 euro në muaj”, shtoi Kurti.

TË FUNDIT

Gruaja me mbulesë ishte bërë gati për të hyrë në Big Brother VIP Kosova 4, por e anuloi në minutat e fundit

Ambasada e SHBA-së në RMV: Lotaria e vizave DV-2027 ende nuk është hapur, kujdes nga mashtrimet

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË