Drejtori i së ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka bërë të ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndaluar të vizitojë të plagosurit në spitalin e Graçanicës.
Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq i është drejtuar përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke e pyetur nëse këto janë vlera evropiane.
“Sonte Kurti më ndaloi të vizitoj djemtë e plagosur serbë Milloshin dhe Stefanin në spitalin e Graçanicës!