Kurti numëron disa nga të arriturat në arsim, gjatë vitit 2022

Picture of designer@fetishimedia.ch

08/01/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti numëron disa nga të arriturat e realizuar të qeverisë në fushën e arsimit, gjatë vitit 2022, .

Ai, në një postim në Facebook, përveç strategjisë së re për arsim, ka përmendur edhe ndarjen e bursave për studentë, heqjen e pagesave, sikurse edhe ndërtimin e shkollave të reja dhe unifikimin e Abetares Kombëtare në bashkëpunim me Shqipërinë.

Gjithashtu Kurti ka përmendur rikthimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në ENQA si anëtare e asocuar, sikurse anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në programin Horizon Europe.

“Me qëllim arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës, që zhvillon potencialin dhe kompetencat, gjatë vitit të kaluar: miratuam Strategjinë e re të arsimit 2022-2026, rikthyem Agjencinë e Kosovës për Akreditim në ENQA si anëtare e asocuar, liruam nga pagesa afër 43 mijë studentë”, shkruan Kurti

Ai ka thënë gjithashtu se u ndanë rreth 2.000 bursa për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit, mbi 100 bursa për nxitjen e vajzave dhe djemve për studime në profile deficitare, afro 2.000 bursa për fushat STEM dhe 300.000 euro bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

“Ndamë 300.000 euro për qendrat mësimore te fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian; si dhe 350.000 euro për punë me fëmijë me talente dhe fëmijë me nevoja të veçanta … Bëmë unifikimin e Abetares Kombëtare në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë, Finalizuam dhe botuam tekstin e Gjuhës shqipe, niveli i parë për fëmijët në mërgatë”, shkruan pos tjerash kryeministri Kurti.

TË FUNDIT

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË