Kurti: Opozita po i konteston ligjet tona në Kushtetuese, kjo është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/02/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën njoftoi se do të themelojnë Strukturën për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit.

Para kabinetit qeveritar, Kurti tha se qeveria e udhëhequr nga ai është e përkushtuar për të luftuar krimin dhe korrupsionin si dhe për të bërë reforma në drejtësi e në administratën publike.

“Në këto gati dy vjet të qeverisjes, kemi dëshmuar në vazhdimësi vullnetin për të luftuar krimin dhe korrupsionin si dhe për reforma në drejtësi e në administratën publike. Ligji për Këshillin Prokurorial, Ligji për Zyrtarët Publikë dhe Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme – janë disa prej ligjeve që do të jetësojnë reformat e programit tonë qeverisës”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Ai tutje tha se jo për rastësi, të trija këto ligje bashkë me Ligjin për masat e përkohshme mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për qytetarët, me të cilin bëhej parandalimi i abuzimit me rritjen e çmimit të produkteve bazë, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita parlamentare.

Sipas tij, kjo e fundit duke i kontestuar ligjet e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese, po bën “përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave”.

“Në historinë 15-vjeçare të shtetit të pavarur të Kosovës, nuk mbaj mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese brenda një kohë kaq të shkurtër. Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave”.

“Njëkohësisht është kundërshtim i hapur i nevojës shoqërore dhe kërkesës qytetare si dhe vullnetit demokratik i 14 shkurtit. Pavarësisht kësaj, përkushtimi ynë mbetet i njëjtë”, përfundoi Kurti.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

vucic un

Vuçiq dhe përfaqësuesi rus ankohen për të mbijetuarat e luftës që Osmani i mori në seancë

vucic okb

VIDEO/Reagimi i Vuçiqit kur Osmani flet për Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin

vjosa osmani okb un

Osmani në KS të OKB-së: Elhame Muqolli ishte vetëm 14-vjeçe kur forcat serbe vranë dhe dogjën 53 civilë

vucic un

Vuçiqi vazhdon me ”përalla”, pretendon se shtypja ndaj serbëve në Kosovë është shtuar

Caroline Ziadeh

Shefja e UNMIK-ut: Vazhdoj ta theksoj kërkimin e përgjegjësisë për incidentin në Banjskë

vucic vjosa osmani

Nis seanca për Kosovën në OKB, Osmani përball Vuçiqit

veri

DW/ Kosova: Përgjegjës Beogradi për dështimin e votimeve në veri

Vjosa Osmani

Këshilli i Sigurimit në OKB diskuton sot për Kosovën, Osmani përballet me Vuçiç

INFO

NA NDIQ