Kurti në Tetovë pyetet për raportet me Ali Ahmetin e Edi Ramën

ina-online
ina-online

12 Gusht, 2023

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Tetovë tha se atje s’ka shkuar për qëllime partiake, por për vizitën e cilësoi si kombëtare.

Kurti vizitoi Tetovën dhe Çairin, dy komuna që udhëhiqen nga kryetarë opozitarë, por tha se ai atje shkoi për shkak të ftesës që ka marrë nga ata.

Në një intervistë për televizionin lokal “Koha TV”, Kurti u pyet edhe për raportet e tij me Ali Ahmetin e Edi Ramën.

“Kemi raporte korrekte, raporte të mira. Është çështje e përgjegjësive institucionale që kemi, por edhe politike e kombëtare, por kjo s’do të thotë që nuk kritikohemi ose që nuk kemi mospajtime asnjëherë për asnjë gjë. Besoj që kritikat janë pjesë e demokracisë dhe ato duhet të jenë konstruktive”.

Kurti edhe atje e përmendi anulimin e mbledhjes së dy qeverive nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive, që u përgatit muaj më parë, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne, përkundrazi ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet. Është mirë që të mos pritet mbledhja e ardhshme që të nënshkruhen ato marrëveshje, që më në fund u bë nga Tirana zyrtare përveçse nga Prishtina”, tha Kurti.

Kurti tha se ka kontakte edhe me krerët e partive të tjera politike shqiptare, por jo vetëm.

“Gjithashtu edhe me LSDMN’në kemi kontakte në forume të ndryshme ndërkombëtare, por edhe të drejtpërdrejta për shkak se edhe ata janë në mesin e këtyre partive socialdemokrate. Kështu që kjo vizitë nuk është partiake, është kombëtare është për të mirën e të dy shteteve tona, është për të mirën e qytetarëve në të dy anët e kufirit në mënyrë që ata të jenë përfituesit e neve politikanëve që mbajnë funksione e kryejmë aktivitete”, tha Kurti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

mickoski jankullovska gordana

Takimi Mickoski-Jankullovska/ ASH: A do të thotë se kjo fotografi do të kthejë kriminelët në politikë?

baste bastore

Pagoi tiketën as 1 euro, fitoi afër 30 mijë euro nga bastet (FOTO)

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Rrogat e arsimtarëve nga ky muaj rriten për 15%

fature-market

Në Turqi ushqimi më shtrenjtë për 74 %, Maqedoni 13 % dhe Shqipëri 8%

izet mexhiti ld levizja demokratike

LD: Qeveritarët rrisin rrogat e veta në mbi 2.000 euro, për qytetarët vetëm 2.000 denarë

gruevski

Lufta Mickoski-Gruevski temë në VMRO-DPMNE/Gruevski me postim, qortoi anëtarësinë

fature-market

OEMVP kundër masës për ngrirjen e çmimeve: “Kur dëmtohet sektori privat, dëmtohet standardi i qytetarëve”

Arben Taravari

Taravari: 20% do ta heqim nga Kushtetuta, jemi përgatitur për çdo opsion

INFO

NA NDIQ