Kurti për masakrën e Studimes: Sistemi ynë i drejtësisë të veprojë për ndriçimin e së vërtetës, dënime për kriminelët e luftës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/05/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24-vjetorin e masakrës së Studimes së Vushtrrisë, teksa ka përkujtuar viktimat, i ka bërë thirrje sistemit vendor të drejtësisë që të veprojë për ndriçimin e së vërtetës.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se krimet e luftës nuk parashkruhen as vjetërsohen.

Ai ka theksuar se gjaku i derdhur për liri nuk shlyhet kurrë, siç nuk mund të shlyhen krimet e Serbisë në Kosovë.

“Në këtë 24 vjetor përkujtojmë martirët e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë. E kaluara jonë është vendimtare për të tashmen dhe të ardhmen tonë. I bëj thirrje sistemit tonë të drejtësisë që të veprojë për ndriçimin e së vërtetës. Dënime për kriminelët e luftës dhe drejtësi për viktimat. Krimet e luftës nuk parashkruhen as vjetërsohen. Vuajtjet e popullit tonë janë të njoma përherë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë martirët dhe dëshmorët e lirisë”, shkroi Kurti.

Nё ditёt e para tё muajit maj 1999, forcat serbe dogjën fshatrat e Vushtrrisё dhe dëbuan me dhunë banorët.

I urdhëruan tё largohen drejt Shqipёrisё.

Më 2 maj të vitit 1999, në fshatin Studime të Vushtrrisë, forcat serbe nxorën nga kolona dhe i pushkatuan 116 civilë shqiptarë.

Ekzekutuan fëmijë para syve të prindërve, vranë të rinj e pleq, e edhe gra shtatzëna.

Familjes Gërxhaliu ia vranë 36 anëtarë, nga mosha 85 vjeç deri në 5 vjeç.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

Hovenier

Hovenier: Marrëveshja e Ohrit mbetet ligjërisht obligative.

Liridona ademaj

Pas kthimit në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit, reagon vëllai i Liridona Ademajt

radoicic radojcic spiric

VIDEO: Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron!

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

arbana xharra enes goga

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

INFO

NA NDIQ