Kurti: Perëndimi nuk po më trajton siç po e trajtojnë Vuçiqin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/01/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Perëndimi nuk e trajton njësoj sikurse trajtohet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Të paktën, kjo tha Kurti është ndjesia e tij. Ai këtë deklaratë e bëri në një intervistë për gazetën austriake Der Standard.

“Në përgjithësi, nuk ndjej se më trajtojnë njësoj. Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë – dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet së shpejti përsëri në Perëndim”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit “të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po bien në një gropë, skajet e së cilës janë aktualisht pritshmëri të ulëta të Vuçiqit, por pritshmëri të larta afatmesme prej tij”.

Tutje në këtë intervistë, Kurti thotë se Vuçiq nuk është i interesuar për marrëveshje me Kosovën, por për prodhimin krizave dhe pastaj kinse “menaxhimin” e tyre.

“Ai është i interesuar për menaxhimin e krizave, për fenomenin e zjarrvënësit dhe zjarrfikësit. Ju ndezni zjarre, pastaj vishni shpejt një xhaketë tjetër dhe thoni, unë mund ta shuaj zjarrin!”, tha ndër të tjera Kurti.

Në këtë intervistë Kurti foli edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon formimin e Asociacionit mbi baza etnike, dhe për këtë ka cituar edhe planin e Ahtisaarit, ku theksohet se “Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Tutje, Kurti parashtroi edhe pyetjen se pse marrëveshja e Ahtisaarit nuk po del të jetë e mjaftueshme, pasi sipas tij, kjo marrëveshje i mbron tej mase serbët në Kosovë.

“Kushtetuta jonë nuk lejon shoqata të bazuara në kritere etnike, sepse paragrafi i parë i planit të Ahtisaarit thotë: Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike. Pra mund të kërkohet bashkim përgjatë maleve të Rugovës apo maleve të Sharrit, por ai nuk duhet të bazohet në identitet kombëtar. Pyes veten edhe pse marrëveshja e Ahtisaarit nuk duhet të jetë e mjaftueshme – ajo përmban shumë mbrojtje të pakicave për serbët. Kur bëhet fjalë për Asociacionin serb të Komunave, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një shoqatë; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992”, ka deklaruar Kurti për mediumin austriak.

Kryeministri Kurti ka ripërsëritur përshtypjen e tij se presidenti serb Vuçiq praktikisht nuk e dëshiron formimin e Asociacionit.

Kur bëhet fjalë për të drejtat e serbëve në Kosovë, Kurti tha se e ka parasysh, dhe se për këtë do t’i ofrojë hapësirë Serbisë për ndonjë propozim si të zgjidhet kjo problematikë, kur t’i vije koha.

“Vuçiqit i thashë se kam krijuar përshtypjen se ai nuk e dëshiron asociacionin e komunave, sepse nuk mund të duash asociacion të komunave dhe të thuash çdo javë: Nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Ju nuk mund të shërbeni një makiato kafeje pa një filxhan kafeje. Por, të drejtat e pakicave janë një pjesë shumë e rëndësishme e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë. Pra, kur të arrijmë në atë pikë, Serbia mund të bëjë një propozim se si ta zgjidhë atë. Po kështu do të mund të bëjmë propozime për çështje që i konsiderojmë të rëndësishme për pakicat në Serbi”, ka deklaruar ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti mediat

Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

Policia-e-Kosoves-800x445

Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Jankoviq i arrestuar nga Serbia

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

Kurti

​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

Jorn-Rohde

Rohde, Serbisë: Shtensionoje situatën, menjëherë!

Kurti

Kurti: Lirohen 4 nga 5 policët e Kosovës të ndaluar në Serbi

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

664140-6zyFR0KYUH

Kurti: Serbia e ka problem faktin që ekzistojmë si popull dhe si shtet

INFO

NA NDIQ