Planet për atentat? Media serbe: Kurti ka udhëtuar urgjentisht në Britani, takim me inteligjencën M-I6!

Picture of Ina Online
Ina Online

12/02/2024

Media serbe e afërt me presidentin Aleksandër Vuçiç, “Novosti” shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për një vizitë urgjente në Britani.

Sipas “Novosti” , në Britani Kurti pritet të takohet me këshilltarët e tij ishullorë, të cilët prej vitesh e kanë përkrahur nga hija.

‘Nuk është sekret që Kurti ka një rrjet bashkëpunëtorësh dhe mentorësh të zhvilluar mirë në Britani, përndryshe lobistë të dëshmuar shqiptarë, të cilët prej vitesh punojnë me përkushtim në projektin e pavarësisë së Kosovës. Midis tyre janë profesori Mark Weller, një ekspert për Ballkanin, i cili ishte edhe këshilltar ligjor i qeverisë britanike në konferencën e Rambujesë në vitin 1999, madje edhe atëherë haptazi në anën e Prishtinës, dhe Elizabeth Gowing, e cila është infiltruar në institucionet e Prishtinës për dekada, si dhe Alicia Kearns, e famshme për akuzat e Beogradit dhe Kishës Ortodokse Serbe për përhapjen e krimit në Kosovë.’, shkruhet në artikullin e publikuar me titull ‘Kurti ka udhëtuar urgjentisht në Britani për udhëzime’.

Sipas burimeve të brendshme shkruan media serbe, ata kanë ndihmë edhe përmes aksioneve të shërbimeve, mbi të gjitha M-I6 britanike.

Ndërkohë ndaj kryeministrit të Kosovës para disa ditësh u përfol për plane për atentat në Shkup.

Mediat në Kosovë, duke ju referuar burimeve nga institucione të sigurisë në Kosovë, bënë të ditur se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të OKB-së, nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.

Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, ndërsa paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

Siç raporton RTK-së, vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit./Bota Sot

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË