Kurti në Paris: Serbia dëshiron ta shoh ndarjen e Kosovës, ja kush mund të na ndihmojë

Picture of INA
INA

11/11/2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Serbia dëshiron ta shoh ndarjen e Kosovës.

Kështu ka thënë ai gjatë pjesëmarrjes në diskutimin me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një botë më të sigurt” përpara anëtarëve të organizatës socialdemokrate në Evropë ku sot u bë anëtare edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Mendoj se njërën anë ata duan ta shohin ndarjen e Kosovës, do të donin një lloj kompensimi territorial”, ka thënë kryeministri Kurti.

“Fqinjët e Serbisë për aq sa nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian nuk janë të sigurt nga Serbia. Janë përfundimisht të hidhëruar me shpërbërjen e Jugosllavisë sepse kanë menduar që do ta shkatërronin dhe ta merrnin gjysmën e saj”.

Sipas tij, tani Serbia dëshiron të kompensohet duke fituar një lloj ndikimi në kryeqytetet e vendeve fqinjë ose duke përfituar territore.

“Besoj që Bashkimi Evropian mund të na ndihmojë shumë. Procesi evropian është shtegtimi që na ndihmon”, është shprehur kryeministri Kurti.

Kreu i qeverisë përmendi Raportin e Komisionit Evropian, ku sipas tij, Kosova ka shënuar rritjen më të madhe në shkallen e vet, duke përmirësuar nivelin e vet të përgatitjes në pesë kapituj negociues.

“Përmendje të tjera të rëndësishme janë një rritje prej 34% në punësim, miratimi i ligjeve mbi financimin e partive politike dhe zgjedhjeve të përgjithshme, si dhe rreshtimi me sanksione të BE-së dhe ShBA-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. Sektori i drejtësisë ka themeluar Gjykatën Komerciale për të drejtat e pronësisë intelektuale, ka përforcuar rikuperimin e aseteve me një koncept të ri të fondit të konfiskimit dhe ka përparuar në zbatimin e legjislacionit kundër korrupsionit”.

Më tej, Kurti përmendi edhe agresionin e Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, për të cilin tha se ka forca që synojnë të provokojnë konflikte dhe luftëra të armatosura për të minuar autoritetin e për të ripërcaktuar kufijtë dhe imponuar rregulla të reja të rendit.

“Ndërkohë, siç e dini, më afër Bashkimit Evropian, një veprim tjetër agresioni është zhvilluar. Ai ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë, kur vendi im u sulmua në tokën e vet, në pjesën veriore të territorit, nga një grup i armatosur mirë i terroristëve paramilitarë, të cilët ishin trajnuar, pajisur dhe financuar nga shteti i Serbisë, një fakt që është dëshmuar nga një varg provash të zbuluara pas sulmit”.

“Një zyrtar policor nga Policia e Kosovës u vra dhe dy të tjerë u plagosën. Falë profesionalizmit shembullor të njësive speciale të policëve tanë, Kosova ka arritur t’i mposhtë terroristët, duke iu përgjigjur proporcionalisht këtij sulmi dhe duke shmangur një eskalim të pakontrolluar, gjë që ishte qëllimi i grupit kriminal paramilitar të kontrolluar nga Beogradi”, deklaroi Kurti.

Tutje, Kurti tha se Kosova përballet me sfidën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, teksa shtoi se e pranon përgjegjësinë që i takon për stabilitetin afatgjatë dhe paqen e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.(INA)

TË FUNDIT
9 minuta
“Shtëpi, e ëmbla shtëpi” Vajza të reja lënë diasporën për Kosovën
3 orë
Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave
3 orë
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
5 orë
Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
5 orë
LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë

ME TE LEXUARA

22 orë
Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale
5 orë
Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë
19 orë
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur
5 orë
LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë
18 orë
CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President

LEXO MË SHUMË

IMG_0006

“Shtëpi, e ëmbla shtëpi” Vajza të reja lënë diasporën për Kosovën

Kamala Harris 2

Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

Keshilli-Evropian-flamuri-rus-

Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

fature-market

LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë

arben taravari

Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës

sleep-gjumi-baby

Qeveria VMRO dhe VLEN parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit

Saranda

Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

INFO

NA NDIQ