Kurti tregon pritjet e Kosovës nga administrata e presidentit Trump, ka edhe një porosi për opozitën

Picture of Ina Online
Ina Online

11/11/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi sot se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojë edhe me presidentin e zgjedhur, Donald Trump.

Ai ka shtuar se Kosova bashkëpunon me ShBA-të në mënyrë të pazëvendësueshme dhe me përkushtim e seriozitet.

Sipas tij, Qeveria dëshiron që të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-të, sidomos në aspektin diplomatik, si dhe atë të mbrojtjes, ekonomisë dhe sigurisë.

“Ne punojmë me administratën e SHBA-ve, pavarësisht se cila parti është. Këtë e kemi traditë që na kanë sjellë SHBA-të”, ka thënë Kurti duke përmendur delegacionet amerikane që kanë ardhur në Kosovë gjatë periudhës së viteve 80-ta dhe ato 90-ta me përbërje nga demokrat dhe republikanë.

“Çlirimi na erdhi me presidentin demokrat, kurse pavarësinë kur në administratë ishte president një republikan. Kjo flet shumë”, ka thënë Kurti.

“Ne bashkëpunojmë më ShBA në mënyrë të pazëvendësueshëm dhe me gjithë përkushtimin de seriozitet tonë, presidenti i ardhshëm në një letër urimi që pati dërguar një pararendësi, para nesh, pat vendosur në thelb njohje reciproke si diçka qendrore midis raporteve Kosovë dhe Serbi, dhe jemi më të interesuar këtë bashkëpunim dhe ta zgjerojmë”, tha Kurti.

I pyetur nëse është e pranueshme për të tani Marrëveshja e Uashingtonit – e arritur më 2020 në Shtëpinë e Bardhë –nëse administrata e re amerikane e Donald Trumpit, insiston në zbatimin e saj, Kurti tha se pret që marrëveshja tjetër, ajo e Brukselit, të nënshkruhet.

“Unë mund të jem përgjegjës për marrëveshjet në të cilat kam marrë pjesë dhe kam pranuar dhe pres të njëjtën gjë edhe nga Beogradi, edhe pse ata e shtypin dhe nuk e respektojnë këtë marrëveshje. Le të fillojmë me marrëveshjen e fundit, e cila është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sepse ajo normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes de facto të njëra-tjetrës”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Ndërkaq, Marrëveshja e Uashingtonit për normalizim ekonomik u arrit në shtator të vitit 2020 mes SHBA-së dhe Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit Donald Trump. Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht.(INA)

TË FUNDIT

Gazetarët kërkojnë ligj të ri për mediat

Kasami në takim me udhëheqësit e rinj të SPB Tetovë: Rregullimi i trafikut dhe kaosit në qytet është prioritet

Digjet një veturë edhe në Vizbeg të Shkupit!

Kryeparlamentari Gashi takon Mbretin e Suedisë

Incident me armë në Çair, ka të plagosur

Zlatko Dalic do të largohet papritur nga Kombëtarja e Kroacisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË