Kurti: Propozimi evropian nuk është produkt i negocimit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/02/2023

“Nuk është produkt i negocimit propozimi [evropian] meqenëse me 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, pa pasur takime për atë temë, ku pala tjetër nuk ka qenë e interesuar e as e gatshme për këtë, dhe tri javë pas atij takimi vjen propozimi”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai këto deklarata i bëri me 23 shkurt në Kuvendin e Kosovës, kur u pyet për temat e diskutimit ne takimin e së hënës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pra, nuk është se ne kemi negociuar dhe është sjellë propozimi. Propozimi shumë më shumë ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut të Brukselit. Pra, propozimi nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve”, tha ai.

Sipas tij, aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar propozimin evropian si një pako që do të avancojë anëtarësimi e Kosovës në sistemin ndërkombëtarë, “dhe i cili përmban njohjen de fakto, e gjithë kjo bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila përbënë një kushtetutë të sistemit ndërkombëtarë pas Luftës së Dytë Botërore për marrëdhëniet mes shteteve të pavarura”.

Bashkimi Evropian ka thënë se temë e diskutimit në takimin e nivelit të lartë Kurti-Vuçiq do të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi evropian u është dorëzuar palëve në shtator të vitit të kaluar, të cilat e kanë konfirmuar se e pranojnë këtë dokument, por ai nuk është bërë publik.

Megjithatë, në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, aty nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

FB_IMG_1713533454518

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

IMG_1268

Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?

boki-649x430

Boki 13: Kam kërcënime nga politikanët aktualë nga pushteti! Zoran Zaev është gjithçka, vetëm jo njeri që e mbron ligjin

kurti mediat

Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Anketa e CRPC: Davkova para Pendarovskit, Taravari dhe Osmani në një garë të ngushtë! (TABELA)

taravari kurti

Arben Taravari dhe Kryeministri Albin Kurti vizitojnë Zvicrën

stevo pendarovski

Pendarovski premton Veting për politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët

KSHZ-Komisioni

17 parti në garë zgjedhore për deputetë

INFO

NA NDIQ