Kurti publikon emrat dhe fotografitë e atyre që urdhëruan vra sjen e Fehmi Aganit (FOTO)

Picture of designer@fetishimedia.ch

06/05/2023

Në 21 vjetorin e vra sjes së profesor dr. Fehmi Aganit, kryetari i Republikanëve të Kosovës, prof. Faton Kurti ka publikuar fotografinë dhe emrat e atyre që urdhëruan.

Sipas Kurtit, vrasja e Fehmi Aganit ishe urdhëruar nga Radomir Markoviq, një ish oficer serbë që shërbeu si drejtues i agjencisë së sigurisë shtetërorë UDB.

E Markoviq, sipas Kurtit nuk do mund të ndërmerrte asgjë pa urdhrin e Ljubisha Dikoviqit, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe.

Shkrimi i plotë: Ideatori i rezistencës së Kosovës ndaj okupatorit serb, i nënvlerësuar dhe i njohur pak ose aspak nga vetë shqiptarët, por i konsideruar tepër i rr ezikshëm aq sa vr asja e tij ishte urdhëruar direkt nga Beogradi në kaosin e lu ftës.

Armiqtë gjithëherë kanë sulmuar dhe eleminuar të parët inteligjencën, kokat e mendimit dhe patriotët e vërtetë. I tillë ishte akademiku dhe dëshmori ynë i lirisë Fehmi Agani.

PS. Në publikimin tonë në fb me 24 Janar 2019, ne REPUBLIKANËT E KOSOVËS, REK patëm premtuar se do ta ndërmarrin një nismë që të sjellin para drejtësisë, vra sësit e Akademikut Dr. Fehmi AGANI.

Sipas informacioneve tona, vrasja e Dr. Fehmi Aganit ishte urdhëruar nga Radomir “Rade” Marković, një ish oficer i inteligjencës serbe që shërbeu si drejtues i agjencisë së sigurisë shtetërore UDB. Ky nuk mund të ndërmerrte asgjë pa urdhërin e Ljubiša Diković, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe.

Sipas dëshmisë së zonjës Agani:

“Më 6 Maj 1999 familja Agani për shkak se jeta e tyre ishte në rrezik në Prishtinë, ata u nisën nga Fushë Kosova me tren për në Han të Elezit për të kaluar në Maqedoni. Kur mbërritën aty, kufiri ishte mbyllur dhe u detyruan të kthehen prapa në Fushë Kosovë ku mbërriten në ora 13.00.

Aty i pritën forcat policore, paramilitare dhe ushtarake. Të gjithë u nxorën nga treni dhe u futën në tre autobusa, pasi që hynë në autobus forcat policore morën me forcë disa burra dhe djem të rinj të cilët filluan ti keqtrajtojnë dhe po përgatiteshin ti pushkatonin dhe do ta bënin vërtet nëse “nuk tregonin ku fshihej prof. Agani”. Në atë moment prof. Agani e zbulon veten vetëm për t’ju ndihmuar atyre që ishin renditur për tu pushkatuar.

Zbulimi i prof. Aganit solli gëzim dhe në të njëjtën kohë urrejtje ndaj tij nga forcat policore serbe, duke i thënë: Ja ku është ky që na e solli NATO-n”.

Të gjithë të tjerët i fusin në autobusa, kurse Prof. Aganin e marrin dhe e fusin në një makinë të kuqe duke i thënë se kemi 5 minuta punë me ty.

Prej këtij momenti humbi përgjithmonë çdo gjurmë e Prof. Fehmi Aganit.”! Armiqtë gjithëherë kanë sulmuar dhe eliminuar të parët inteligjencën, kokat e mendimit dhe patriotët e vërtetë. I tillë ishte akademiku dhe dëshmori ynë i lirisë Fehmi Agani. Këta kri minelë shëtisin ende të lirë në Serbi!

https://www.facebook.com/kurtitony/posts/pfbid02GVWRqsBrgCiqQufNN7SwMneR2T5DqUQsf1GWXB8QAdozuNWrpgXRE1XLJCFHaARRl

TË FUNDIT

Kasami: Shumica parlamentare do të zgjerohet

Ziadin Sela uron Edi Ramën: “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria“

Egli shfaqet siç nuk e keni parë asnjëherë më herët (FOTO)

Mexhiti- Taravarit: Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë

LIVE/Numërohen gati 80% e votave, PS humb një mandat, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit

Egli Tako paralajmëron ndjekësit me këtë foto

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË