Kurti pyetet për refuzimin e Abdixhikut

Picture of INA
INA

09/04/2025

Ende nuk dihet nëse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti do t’i ftojë për bisedime PDK-në dhe AAK-në pas refuzimit që ia bëri dje Lidhja Demokratike e Kosovës për një koalicion të mundshëm. Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk është deklaruar sot nëse do t’i ftoj apo jo partitë e tjera opozitare për takim pas përgjigjes që ia ka kthyer kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurti në homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, është pyetur nga gazetarët se a do të ketë ftesa për takime me parti tjera, ai nuk është përgjigjur.

Kurti po ashtu ka refuzuar të komentojë qëndrimin e LDK-së, përmes letrës kryetarit, Abdixhiku. Kryetari i LDK-së ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurit për diskutime lidhur me një koalicion që do ta formonte Qeverinë e re.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në përvjetorin e 26-të të Betejës së lavdishme të Koshares, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare, për të nderuar sakrificën e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Kurti vlerësoi lart kontributin e luftëtarëve të UÇK-së, të cilët, sipas tij, më 1999 shembën kufirin që ndante shqiptarët që nga viti 1913.

“26 vjet më parë me Betejën e lavdishme të Koshares UÇK me luftëtarë nga pothuajse të gjitha njësitet e zonave operative të saj e shembi kufirin që ndante shqiptarët, kufirin që ndante Kosovën nga Shqipëria e që ishte i vjetër që nga viti 1913, respektivisht 1918. Nga radhët e UÇK-së ranë dëshmorë 114 luftëtarë në krye me komandantin Agim Ramadanin Katanën dhe Sali Çekun, por gjithashtu kishim edhe mbi 400 të plagosur. U vranë së paku 108 ushtarë e oficer të ushtrisë agresore e okupatore serbe, dhe përveç kësaj në radhët e UÇK-së kishim vullnetarë nga Franca e Algjeria, nga Italia, Suedia e Britania, ndërkaq në radhët e Ushtrisë së Serbisë kishte mercenarë nga Rusia. Ne vijmë këtu tek varret e dëshmorëve që të ja përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh çmimi i lirisë që e gëzojmë e të shtetit të cilin po e ndërtojmë së bashku”, tha Kurti.

Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë. /KosovaPress/

TË FUNDIT

Sondazh i News24, si do të votojnë shqiptarët më 11 maj!

Gjesti bënë paraqitjen më interesante pas daljes nga shtëpia, me lule në kokë

Ja çfarë ndodhi me taksistin që u ngjit mbi veturë për ta penguar “merimangën

Trupat amerikane a po largohen nga Kosova, ja çka thotë zëvendës-shefja e NATO-s, Sheqerinska

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Ndahen Egli dhe Gjesti, e bëjnë publike?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË