Kurti: Qëllimi i rrëzimit të qeverisë është arritja e Marrëveshjes me Serbinë

0

Kryeministri kosovar Albin Kurti po mban fjalim para Kuvendit për mocionin e parashtruar nga LDK-ja.

Kurti tha se qëllimi i këtij mocioni është që populli dhe shteti të mbetet pa qeverinë që e ka votuar. “Të mbetet pa qeveri që ka program punësimi dhe të mbetet populli kosovar pa qeveri mu në mesin e pandemisë, në mënyrë që është shembull jo vetëm për rajonin. Motori i këtij mocioni nuk ka të bëjë me ministrin, as me tërheqjen e trupave të SHBA-së, por është i nxitur nga marrëveshja për shkëmbim të territoreve”, theksoi Kurti.

Ai tha se Hashim Thaçi në takimin e përbashkët që kanë pasur haptazi i ka thënë që ta heqë taksën për produktet serbe “të shkojmë bashkë në Uashington, ta bëjmë marrëveshjen dhe ta heqim qafe përgjithmonë Serbinë”.
“Deri sa unë jam kryeministër, territori i Kosovës nuk ndahet as me marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, as në Shtëpinë e Kuqe, e as në Shtëpinë e gjelbër, tha Kurti.