“Kurti s’fiton duke bërë si Don Kishot”, Rama: E kam mik, por s’e mirëkuptoj dot

Picture of ina-online
ina-online

01/07/2023

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se nuk arrin ta mirëkuptojë Albin Kurtin në situatën e krijuar me Kosovën në raport me ndërkombëtarët.

Ai tha se plani franko-gjerman s’mund të qëndrojë aty për gjithë jetën dhe kryeministri i Kosovës nuk mund ta fitojë këtë betejë diplomatike vetëm si Don Kishot.

“Albini është një person të cilin unë e çmoj, një mik që e respektoj, por në këtë rast është kryeministri i Kosovës të cilin unë nuk e mirëkuptoj,” – u shpreh Rama i cili theksoi se bëhet fjalë për interesin e kombit shqiptar dhe qëndrimi i tij është tejet demokratik.

Sipas tij Kurti, qeveria e Kosovës, policia dhe gjithë autoritetet duhet të kapen fort për t’ia dalë që të hedhin hapin e madh të çlirimit përfundimtar nga hija e mosnjohjeve dhe t’ia dalin që mbi të gjitha të normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë.

“Pasi ka arritur në këtë pikë, pasi e ka futur Serbinë në një kuadrat të ngushtë, bashkësia euroatlantike nuk arrin dot as ta kuptojë, as ta justifikojë dhe as ta tolerojë sjelljen e autoriteteve të Kosovës dhe qasjen e kryeministrit, Albinit që është një sjellje sikur kjo tjetra të mos ekzistonte, sikur të ishim kushedi sa vite para dhe sikur gjithë ky proces të mos kishte ndodhur. Në ndërkohën kur ne kemi të gjithë bashkësinë euroatlantike të gatshme që ta shtërngojë Serbinë, që të pranojë më në fund, në mos njohjen formale, të pranojë heqjen dorë de facto nga Kosova dhe hapjen e rrugës për njohjen e të gjithë të tjerëve që detyrimisht pastaj do të çojë në njohjen formale të Serbisë, është e pashpjegueshme se çfarë kërkojnë autoritetet e Kosovës që i kundërvihen këtij procesi,” – u shpreh Rama.

Sipas tij, kjo pengesë në rrugën e procesit, në mënyrë të pavetëdijshme po ndihmon lojën e Kremlinit.

TË FUNDIT
7 orë
Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
21 orë
Serbia ka dërguar shenja të gishtërinjve në Kosovë, analizat tregojnë se përputhen me ato te Faton Hajrizit
21 orë
Halilaj: “Ishim cak i Fatonit për të na vrarë, ai nuk e kishte vrarë ushtarin rus (VIDEO)
21 orë
Rasti i Faton Hajrizit: Serbia nuk i përgjigjet Kosovës, MPJD flet me familjen dhe ankohet te vendet e QUINT-it
22 orë
“Shtëpi, e ëmbla shtëpi” Vajza të reja lënë diasporën për Kosovën

ME TE LEXUARA

1 ditë
Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar
1 ditë
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
1 ditë
Shpërthen avokati shqiptar: Politika greke përkrah një hajdut dhe vrasës si Beleri
1 ditë
Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
1 ditë
Vdes një pushues në plazhin e Durrësit

LEXO MË SHUMË

ejup maqedonci

Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

faton hajrizi

Serbia ka dërguar shenja të gishtërinjve në Kosovë, analizat tregojnë se përputhen me ato te Faton Hajrizit

gazmend halilaj

Halilaj: “Ishim cak i Fatonit për të na vrarë, ai nuk e kishte vrarë ushtarin rus (VIDEO)

faton hajrizi

Rasti i Faton Hajrizit: Serbia nuk i përgjigjet Kosovës, MPJD flet me familjen dhe ankohet te vendet e QUINT-it

vajzat diaspora

“Shtëpi, e ëmbla shtëpi” Vajza të reja lënë diasporën për Kosovën

erkin morina

Flet miku i Faton Hajrizit: Ja çka më bën të dyshoj që ai mund të jetë gjallë

durres plazh deti

Vdes një pushues në plazhin e Durrësit

visa-circulation-schengen-600x360-1

Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Spartak Ngjela

Shpërthen avokati shqiptar: Politika greke përkrah një hajdut dhe vrasës si Beleri

INFO

NA NDIQ