Kurti: SHBA – aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

Picture of ina-online
ina-online

19/05/2024

Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti sot nënsekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen me të cilën diskutuan për bashkëpunimin bilateral, për raportet Kosovë-Serbi e rrugëtimin e Kosovës në rrugën euroatlantike.

Siç raportojnë nga qeveria, Kurti shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për ndihmën, rolin dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara për çlirimin, pavarësimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes, andaj presim që të fuqizojmë dhe thellojmë bashkëpunimin bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë”, theksoi kryeministri në fillim të takimit.

Në komunikatën e qeverisë thuhet se, kryeministri Kurti e njohu nënsekretaren Allen me zhvillimet e fundit në vend, me progresin e shënuar në vitet e fundit në sundimin e ligjit dhe indikatorët ekonomikë dhe demokratikë, me politikat sociale që mbështesin gratë dhe fëmijët, reformën në arsim me qëllim ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës, dhe me politikat dhe investimet në sektorin e energjisë.

“Në takim, kryeministri ngriti brengën e tij mbi kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës, edhe për faktin që autori dhe lideri i grupit të terroristëve dhe paramilitarëve që ekzekutuan sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, Millan Radoiçiq, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

U diskutua edhe për raportet Kosovë-Serbi dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Për këtë çështje, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë e të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj”, thuhet në komunikatë.

“Sa i përket rrugëtimit të Kosovës në integrimet evropiane, ai shprehu keqardhjen e tij që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk pati gatishmëri që ta përfshijë Kosovën në agjendën e votimit të 17 majit, duke marrë parasysh se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e anëtarësimit në këtë organizatë, siç është konfirmuar edhe nga instancat e vetë kësaj organizate, përfshirë Asamblenë Parlamentare, dhe kur dihet që anëtarësimi i ynë do t’i kontribuonte forcimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut”, theksohet tutje në njoftim.

Sot gjatë ditës, Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një marrëveshje të mirëkuptimit kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

TË FUNDIT
7 minuta
Siljanovska pret që përbërja e re qeveritare të punojë në përputhje me interesin kombëtar maqedonas dhe në interes të qytetarëve
3 orë
Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin
4 orë
Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët...
5 orë
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut
6 orë
Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë

ME TE LEXUARA

1 ditë
80 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve shënohet edhe në RMV
19 orë
Sela: Nuk do jemi prezent në votimin e një qeverie e cila nuk është legjitime dhe nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve
6 orë
Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë
1 ditë
Deri në mesnatë pritet votimi i Qeverisë së re
19 orë
Mexhiti: Sonte u votua qeveria e re, ky është misioni ynë

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240624-183025~2

Siljanovska pret që përbërja e re qeveritare të punojë në përputhje me interesin kombëtar maqedonas dhe në interes të qytetarëve

Angela Ageler

Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin

FB_IMG_1719231583046

Taravari e mori detyrën si ministër, menjëherë takoi kirurgët…

derivate nafta dizeli benzin

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

taravari ilir

Taravari mori detyrën e re, nga sot drejton ministrinë e Shëndetësisë

xhaferi mickovski]

Xhaferi ia dorëzoi mandatin Mickoskit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

bajram begaj

Pas Deçanit, Begaj do të shpallet qytetar nderi edhe në Drenas

spanja kosova

Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

INFO

NA NDIQ