Kurti jep detaje nga marrëveshja për uljen e tensioneve, 4 pikat e dakordësuara

INA
INA

12 Korrik, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur për marrëveshjen e arritur me BE-në lidhur me shtensiomin e situatës në veri.

Kurti ka thënë se synimi i takimit në Bratisllavë të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe emisarit Miroslav Lajçak ishte që të krijohen parakushtet për fokus në zbatimin e plotë dhe pa kushte të marrëveshjes bazike të arritur në Bruksel më 27 shkurt dhe aneksin e saj të dakorduar në Ohër më 18 mars.

Kurti përmendi edhe katër pikat për të cilat është arritur dakordim mes Kosovës dhe BE-së, duke dhënë edhe detaje.

“Në këtë kontekst zv.kryeministri ka arritur dakordim me emisarin Lajçak për këto pika.

Pika e parë, ka të bëjë me reduktimin e ¼ të policëve që gjenden brenda ndërtesave komunale apo në afërsi të tyre. Ata do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna dhe do të vazhdojnë detyrën atje ku ka nevojë më shumë për ta meqenëse konsiderojmë se pranë ndërtesave komunale situata tash e dy javë është më e qetë”, ka thënë Kurti.

Sa i përket pikës së dytë për vlerësime të përbashkëta të sigurisë mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, Kurti tha se “kjo ka qenë kërkesë e jona që nga fillimi duke qenë që sundimin e ligjit dhe qetësinë e sigurinë e shohim si interes të përbashkët të të gjitha palëve.

“Pika e tretë që ka të bëjë me mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ne kemi shprehur përkushtimin tonë që të sigurohet baza ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme komunale. Për këtë duhet të sigurohet ambienti që mundëson fushatën e mirëfillti, pluralizëm politik, pjesëmarrjen e komuniteteve dhe që siguron paprekshmërinë e votës. Nuk mund të bëjmë kompromis me sundimin e ligjit sepse ajo do të cenonte demokracinë”, tha Kurti.

Për pikën e katërt ku parashihet mbajtja e një takimi të dy kryenegociatorëve në Bruksel, kryeministri u shpreh se në vazhdimësi ka theksuar se të dyja palët duhet ta pranojnë publikisht që marrëveshja bazike është ligjërisht e obligueshme, gjë që nuk ka ndodhur ende nga pala serbe.

“Së dyti që marrëveshja duhet të zbatohet në plotin gjë që me gjasë ende nuk është e qartë për njërën nga palët. Së treti që zbatimi i neneve të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet dhe së katërti që të dyja palët duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta gjë që është cenuar nga vendosja e masave të përkohshme kundër Kosovës nga BE-ja”, tha Kurti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

kurti me sanxhak dhe lugine

Kurti priti një delegacion të përfaqësuesve politikë të boshnjakëve dhe të shqiptarëve në Serbi

haradinaj-kurti

Haradinaj me akuza të reja: Kurti është shoqëruar me vajzën e ministrit të Millosheviqit

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

festime-flamuri-kosoves

Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit/ Analistët thonë se insistimi do të vazhdojë deri në themelimin e tij

mickoski

Mickoski: Po digjem nga dẽshira për zgjedhje, do ti fitojmë 61 deputetë

INFO

NA NDIQ