Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

Picture of ina-online
ina-online

03/10/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se informatat preliminare të autoriteteve të Kosovës tregojnë se shumica dërmuese e personave të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator, janë ose pjesëtarë të organizatës, Mbrojtja Civile ose të Brigadës Veriore – të dyja të shpallura terroriste në Kosovë, në qershor të këtij viti.

Si pasojë e sulmeve në Banjskë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë edhe tre sulmues.

Sipas Kurtit, çështja më e rëndësishme aktualisht është siguria e Kosovës dhe ndëshkimi për sulmuesit e Policisë së Kosovës.

“Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton ndëshkimin e Serbisë, e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht, zyrtarisht, atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi, dorëzimi i të gjithë atyre, të cilët janë duke u përndjekur, sepse ikën nga vendi i krimit dhe nga shteti ynë”, ka thënë Kurti teksa ka marrë pjesë në një tryezë të Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) lidhur me arritjet e deritanishme dhe pritjet nga Procesi i Berlinit.

Ai e ka komentuar edhe një debat që pritet të zhvillojë Parlamenti Evropian të martën, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.

“Unë besoj që diskutimet që do të zhvillohen në vijim, përfshirë edhe ato në forumet e Bashkimit Evropian, më i larti i tyre Parlamenti Evropian, për nga përfshirja qytetare demokratike, është siguria për Kosovën, ndëshkimet për sulmuesit, dhe në të njëjtën kohë, të mos provojmë të vazhdojmë me çfarëdo ideje të status quo-së, që mund ta ketë e nuk besoj që do të duhej ndokush”, ka thënë Kurti.

Përgjegjësinë për sulmet në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe.

TË FUNDIT
4 orë
Maqedonci, për grupin terrorist të Banjskës: Vazhdojnë të mbesin të organizuar
5 orë
Bardhyl Mahmuti shpallet ‘Qytetar Nderi” i Skenderajt
12 orë
Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë
21 orë
Përurohet shtatorja e 7-vjeçarit, Leutrim Ahmetit të vr’arë nga serbët në Skenderaj
21 orë
Thaçit dhe Veselit u vazhdohet paraburgimi

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ejup maqedonci

Maqedonci, për grupin terrorist të Banjskës: Vazhdojnë të mbesin të organizuar

IMG_3313

Bardhyl Mahmuti shpallet ‘Qytetar Nderi” i Skenderajt

IMG_3310

Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë

leutrim

Përurohet shtatorja e 7-vjeçarit, Leutrim Ahmetit të vr’arë nga serbët në Skenderaj

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Thaçit dhe Veselit u vazhdohet paraburgimi

wade goddard

VIDEO/Fotografi i Nju Jork Times që dokumentoi masakrën në Familjen Deliu kthehet në Abri-rrëfen duke qarë te varret

Blerim-Latifi

Djegia e flamurit shqiptar nga fansat e Serbisë, Blerim Latifi e quan zuzarë Dukën

arlind sadiku

Koret raciste të tifozëve: Kosova është Serbi/ Ja reagimi i gazetarit… (VIDEO)

Kurti

Kurti tregon përgjigjen e gjyshes së tij se pse “Bajrami i Madh” i ka tri ditë, kurse “Bajrami i Vogël” katër

INFO

NA NDIQ