​Kurti s’lëshon pe, nuk pranon që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat në zyra paralele

INA
INA

1 Qershor, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kundërshtuar mundësinë që të zvogëlohet prania e policisë në veriun e Kosovës afër objekteve të ndërtesave, derisa vazhdojnë protestat e dhunshme atje. Ai tha se prania e policisë do të reduktohen, atëherë kur bandat kriminale të cilat adhurojnë Sllobodan Millosheviqin dhe Vladimir Putinin do të largohen drejt Serbisë.

“Unë natyrisht mund ta paramendoj zvogëlimin e policisë në ndërtesat e komunave atëherë kur të largohen këto banda që adhurojnë Millosheviqin e Putinin. Ata ose le të shkojnë në Serbi, ose duhet t’i çojmë në burg. Mirëpo s’ka mundësi që të mos i mbrojmë asetet publike nga bandat e këtilla. Kur të largohen mund ta zvogëlojmë numrin”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka folur edhe kryetarët e komunave, të cilët, sipas tyre duhet ta vazhdojnë punën nga ndertat publike komunale.

“Unë besoj që vendi i punës së kryetarit të komunës duhet të jetë në ndërtesën publike të komunës, sepse ndërtesa publike e komunës është ndërtesë e Republikës. Mirëpo vendi i punës së kryetarit është në atë ndërtesë, dhe unë besoj që është mirë të gjithë të jenë atje. Ata kandidatë që kanë garuar dhe kanë fituar, duhet ta bëjnë punën, sepse për të paguhen nga Ministra e Financave”, tha Kurti.

Kryeministri është deklaruar edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tha se marrëdhëniet janë të shkëlqyeshme, edhe pse nganjëherë ka raste që për çështje të caktuara, Kosova dallon me Amerikën në qasje.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ramiz beg rizaj

Vuçiq e quajti Beg Rizajn terrorist, reagon vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së

vdekje-lajm-vdiq

E dhimbshme: Biznesmeni nga Ferizaj i jep fund jetës, u gjet i varur në shtëpinë e tij (FOTO)

lajcak

Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog?!

xhezair shaqiri

Trim nuk bëhesh duke imituar filmat e Holivudit, por lind

rozeta hajdari

Grabitet shtëpia e ministres së Qeverisë Kurti

rashiq

Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se në Serbi

jarinje kufi kosove serbi merdar

Një javë nga sulmi terrorist në veri – pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura

Wiliam-walker

Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës?

ritchie-torres

Kongresisti Torres: Serbia t’i tërheqë menjëherë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

INFO

NA NDIQ