Kurti takim me Scholzin pas Samitit, flasin për dialogun – i kërkon mbështetje për heqjen e masave të BE’së

Picture of Ina Online
Ina Online

14/10/2024

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, pas sesioneve dhe punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, në objektin e Kancelarisë gjermane.

Kurti ka kërkuar nga Scholz që Gjermania ta mbështesë largimin e masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Nga kancelari gjerman ka kërkuar edhe mbështetjen në adresimin e çështjes së hapësirës ajrore të Serbisë e cila mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt dhe nga Kosova tash e 25 vjet, “duke shkaktuar kështu si dëme financiare kompanive të fluturimeve ashtu edhe ndotje të mjedisit për shkak të zgjatjes së fluturimeve për dhe nga Kosova”.

“Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e tij dhe të Republikës së Kosovës për bashkëpunim rajonal dhe mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të tij, përfshirë këto që u nënshkruan dhe u dakorduan sot, përkatësisht Marrëveshjen për Qasje në Arsim të Lartë dhe Pranim për të Studiuar në Ballkanin Perëndimor dhe Planin e Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2025-2028”, thuhet në njoftim.

Ata kanë folur edhe për procesin e dialogut.

“Sa i përket raporteve me Serbinë dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga Brukseli, kryeministri tha se nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike, dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiqit por edhe i grupit të tij për të cilin tashmë ka aktakuzë nga prokuroria e shtetit, dhe tërheqja e letrës së Serbisë në të cilën shpreh rezervat për Marrëveshjen Bazike janë themelore dhe dëshmi e vullnetit të mirë e mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të Marrëveshjes dhe Aneksit të zbatimit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Ndryshe, kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan në samitin e Procesit të Berlinit deklaratën për një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal, për vitet 2025-2028, si dhe marrëveshje për përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë.

Nën udhëheqjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, samiti – i dhjeti me radhë – u mbajt të hënën në Berlin.

TË FUNDIT

Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit

Reagimi qesharak i nënës së Yllit për këngën me Ritën

Kiara nuk ia fal tradhtinë Luizit

City – Liverpool, derbi i madh evropian

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË