Kurti takohet me përfaqësuesit shqiptarë e boshnjakë nga Serbia, kërkohet reciprocitet i të drejtave

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/02/2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun e Këshilltarën Politike, Ardita Sinanin, takuan përfaqësuesit politikë të komunitetit boshnjak e shqiptar që jetojnë në Serbi.

Pjesë e delegacionit ishin Sulejman Ugljanin, nga SDA Sanxhak, deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisëm Shaip Kamberi, e dy deputetë tjerë, Enis Imamoviq e Selma Kuçeviq, ku e njoftuan Kurtin për brengat e problemet me të cilat ata po ballafaqohen.

Sipas njoftimit, me përfaqësuesit shqiptarë e boshnjakë u diskutua për elementet përbërëse të propozimit evropian për normalizimin e raporteve në mes Kosovës e Serbisë, ku i gjithë delegacioni kërkoi reciprocitet të të drejtave me serbët në Kosovë.

“Të drejtat e komuniteteve joshumicë në shtetet tona pasqyrojnë demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri. Për dallim nga Serbia që nga Freedom House klasifikohet si shtet me regjim hibrid, Republika e Kosovës është shtet demokratik me të drejta dhe liri për të gjithë, theksoi Kryeministri Kurti. Ai shtoi se komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian”.

“Tre deputetët në Kuvendin e Serbisë që pranojnë Kosovën e pavarur, Enis Imamovic, Selma Kucevic dhe Shaip Kamberi, së bashku me Dr. Sulejman Ugljanin, potencuan që janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi e posaçërisht në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë. Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në njoftim thuhet se palët në takim u pajtuan për paqe të qëndrueshme dhe siguri në Ballkanin Perëndimor, ku duhet të ketë simetri të drejtash dhe jo qasje privilegjuese ndaj një pakice./KlanKosova

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

𝐋𝐈𝐕𝐄 𝗺𝗶𝗻𝘂𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝘀 𝗺𝗶𝗻𝘂𝘁𝗲: Maqedonia sot voton për zgjedhjen e presidentit

zgjedhjet-maqedoni

Për fitore në raundin e parë nevojiten 907.159 vota, në të dytin 362.864

kongresi senati

Senati Amerikan miratoi paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

osbe odihr

342 vëzhgues vendorë dhe 568 të huaj po i vëzhgojnë zgjedhjet e sotme presidenciale

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Kandidatët ja cilët numra i kanë

FB_IMG_1713907004844

Kryetari Konjufca vlerësoi lart kontributin e komunutetit turk në shtetndërtimin e Kosovës

DSC_0066-1024x576-1-600x360

Kroacia rikonfirmon mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

ageler-1

Ageler: Nuk do të arrihet asgjë me mosvotim

vjosa osmani nju jork

Nënat e Srebrenicës për fjalimin e Osmanit: “Do të mbahet mend…!”

INFO

NA NDIQ