Kurti takon drejtorin ekzekutiv të dronëve turq

Picture of INA
INA

06/11/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të kompanisë së mbrojtjes “Baykar”, Haluk Bayraktar, që po shoqërohej nga ambasadori turk në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim është vlerësuar zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përgjatë dy viteve të fundit sa i përket kapaciteteve luftarake.

“Padyshim në këtë aspekt përveç rritjes për më shumë se dyfish të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, në mënyrë direkte ka ndikuar edhe bashkëpunimi i shkëlqyer me kompaninë turke Baykar dhe Qeverinë turke me të cilën kemi bërë blerjen e dronëve TB2 dhe pajisjeve të tjera më moderne ushtarake”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kryeministri Kurti në këtë takim ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Bayraktar për mënyrën se si është trajtuar me prioritet të lartë çdo blerje e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, duke “dëshmuar kësisoj edhe një herë raportet e ngushta ndërmjet Kosovës e Turqisë”.

Bëhet e ditur se Kurti gjithashtu e uroi Bayraktar për medaljen “Shërbim të Shquar”, me të cilën ai u dekorua sot nga ministri Maqedonci, që njëherësh është edhe çmimi më i lartë ushtarak në Kosovë për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri kosovar dhe drejtori i kompanisë Baykar diskutuan edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit.

TË FUNDIT
60 minuta
Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani
5 orë
Kroacia shpall persona të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi
5 orë
Restorantet e Qeverisë dhe Parlamentit shtrenjtojnë çmimet, s'ka më fasule, ramstek ma lirë se falë
5 orë
VLEN: Kallëzimet penale kundër Drin dhe Besian Ahmeti, nuk ka më të paprekshëm
5 orë
E pazakontë në Gjermani: U ankua për nxehtësinë në aeroplan, shqiptari dëbohet nga fluturimi pak para nisjes

ME TE LEXUARA

23 orë
Taravari realizon edhe një premtim: Deri në fund të vitit do të punësohen 300 specializantë privat
5 orë
Kroacia shpall persona të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi
23 orë
Antikorrupsioni/ Punësime gjatë zgjedhjeve – inicohet procedurë kundër një ish zv/ministri?!
60 minuta
Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani
23 orë
Sonte në Tetovë “Diaspora në objektivin e Ixhet Lutfiut”, filmi dokumentar që dëshmon për rolin shqiptarëve në Danimarkë
21 orë
Qeveria emëroi disa drejtorë
18 orë
Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i kalojnë Policisë së Kosovës

LEXO MË SHUMË

IMG_0044

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar Denion Mejdani

kroaci-kufi

Kroacia shpall persona të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi

Foto: Ilustrim

Restorantet e Qeverisë dhe Parlamentit shtrenjtojnë çmimet, s’ka më fasule, ramstek ma lirë se falë

drin dhe besian ahmeti

VLEN: Kallëzimet penale kundër Drin dhe Besian Ahmeti, nuk ka më të paprekshëm

aeroport

E pazakontë në Gjermani: U ankua për nxehtësinë në aeroplan, shqiptari dëbohet nga fluturimi pak para nisjes

vlora-bregdeti-shqiptar

Gazetari Mehmeti: “Vlora ka filluar të reflektojë, janë ulur çmimet e çadrave

kazino lotari

I merret licenca një kompanie të lojrave të fatit, Lotaria Shtetërore ka vepruar paligjshëm

Maqedonia-Shqiperie-BE-EU-Bruksel-Bashkimi

KE shqetësime për sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut

Radojcic vilat pasuria

Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i kalojnë Policisë së Kosovës

INFO

NA NDIQ