Kurti telefonon Erdoganin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë

Picture of designer@fetishimedia.ch

04/03/2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot (4 mars), zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, njofton Zyra e Kryeministrit Kurti.

Në emër të Qeverisë së Republikës dhe popullit të Kosovës, Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime Presidentit Erdoğan, e nëpërmjet tij, familjarëve të viktimave të tërmetit dhe mbarë popullit të Türkiyes.

Gjithashtu, ai siç thotë Zyra e Kryeministrit, falënderoi Presidentin Erdoğan për mikpritjen zemërgjerë në Istanbul me datën 3 shkurt, ku patën një takim tejet produktiv që do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve tona.

“Kryeministri Kurti tha që Kosova është vend jo i madh, por me zemër të madhe, që ka dëshmuar bujari ndaj të gjithëve në ditët e tyre të vështira. Së fundmi, edhe ndaj ukrainasve e afganëve. Kosova është dhe gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë pranë shteteve mike në ditët e tyre të vështira, posaçërisht Türkiyes”, informon Zyra e Kryeministrit Kurti.

Nga ana tjetër, Presidenti Erdoğn falënderoi Kryeministrin Kurti për solidarizim të plotë me shtetin dhe popullin e Türkiyes e cila po kalon fatkeqësinë më të rëndë në këtë shekull.

“Ai falënderoi për vendimin për mbështetje dhe ndihma, për pjesëtarët e FSK-së që bënë kërkim-shpëtim në rrënoja si dhe për shpalljen e ditës së zisë në Kosovë”, thotë Zyra e Kryeministrit.

Po ashtu, temë e bisedës telefonike me Kurtit dhe Erdoğanit ka qenë edhe takimi i fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çfarë Presidenti Erdoğan përshëndeti rezultatin e arritur, duke shprehur mbështetjen e tij Kryeministrit Kurti dhe gatishmërinë për të ndihmuar.

TË FUNDIT

Zëvendësministri Iseni vizitoj SPB në Kumanovë dhe Njësinë policore Mateç

Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë do t’i dërgohet Komisionit të Venecias përpara se të hyjë në Kuvend

Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

Përfaqësuesit e VLEN në Prishtinë në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Mickoski: Artan Grubi iku me veturë diplomatike, po bëjmë gjithçka për t’i kthyer të arratisurit nga drejtësia

Taravari: 26 vjet nga çlirimi i Kosovës – koha për t’u çliruar nga ngërçi politik

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË