Kurti thotë se dhunën në veri e shkaktuan grupet fashiste, pjesë e listës së pagave të Serbisë

INA
INA

4 Qershor, 2023

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot se përshkallëzimi në veri, erdhi si pasojë e dhunës nga grupet fashiste të cilat janë pjesë e listës së pagave të Serbisë.

Veç kësaj sipas Kurtit, të njëjtit, janë po ashtu edhe pjesë e listës së pagave edhe të kompanive private të personave të cilët janë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Kjo u bë e ditur në një kumtesë nga qeveria, në të cilën njoftohej për diskutimin që pati në një telefonatë, kryeministri Albin Kurti, me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

“Në lidhje me situatën në tri komunat në veri të vendit, kryeministri e njoftoi për procesin zgjedhor që solli deri tek zgjedhja e katër kryetarëve të ri, bojkotin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës me kërkesë dhe presion të Serbisë dhe pranimin e këtij procesi e rezultati zgjedhor nga komuniteti ndërkombëtar”.

Madje Kurti gjatë diskutimit, ka dhënë në detaje hapat që do shënonin deeskalimin e situatës, duke përmendur edhe arrestimin e të dyshuarve që shkaktuan dhunën.”Ai [Albin Kurti] shtoi se hapi i parë për de-përshkallëzim është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë, arrestimi i atyre që shkaktuan dhunë dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazike deri në zgjedhje të reja”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

INFO

NA NDIQ