Kurti tregon se cila ishte ofertën e tij “bujare” për Asociacionin që Vuçiqi e refuzoi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/03/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën tha se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka bërë një ofertë “bujare” për “vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja”.

E në një konferencë për media të mërkurën, Kurti shpalosi detaje mbi këtë ofertë.

Para gazetarëve, kreu i ekzekutivit tha se palës serbe i ka kërkuar që t’i pranojë tri shtylla bazike në këmbim që Kurti ta shkruajë draftin e Asociacionit, por sipas tij, presidenti Vuçiq ka refuzuar.

“Gjatë bisedimeve që i kemi pasur në Ohër, unë e kam thënë shumë qartë që jam i interesuar që qytetarët e Republikës që më kanë mua kryeministër, të jenë të kënaqur, pa dallim etnie. Nëse ata kanë nevoja e kërkesa, çështje për t’i adresuar – lirisht. Nëse besohet se nuk mjafton plani i Ahtisarit duhet të tjerët të tregojnë se çka paska mangësi në atë propozim të ish-presidentit finlandez”, u shpreh Kurti.

“Sido që të jetë, për këtë formulimin e vetmenaxhimit të komunitetit serb dhe këto marrëveshjet që i kemi trashëguar, unë kam bërë një ofertë konkrete duke iu thënë që nëse pala serbe është dakord që të pranojë tri shtylla bazike: Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar më 23 dhjetor 2015, dhe në anën tjetër një qëndrim të Brukselit dhe një të Uashingtonit mbi atë që është dhe nuk është Asociacioni, iu kam thënë që nëse janë dakord me këtë premisë, unë jam i gatshëm ta shkruaj draftin. Nuk ka pasur darkodim për këtë”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Mickoski kovacevski

Kovaçevski: Qytetarët na dënuan

inbound5274883598291663641

Zgjedhjet presidenciale – Ja çfarë thanë nga OSBE/ODIHR

Zgjedhjet_Bullgariw

Zgjedhjet përgjithësisht kaluan qetë, 12 raste të fotografimit të fletës së votimit

vlora citaku

Çitaku për zgjedhjet në Maqedoni: Kurti mandatin e ka fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve

Partite politike BDI vlen ash pde lp pdsh

A i ruajtën bastionet partitë politike shqiptare?

inbound5715045676605177490

Siljanovska: Si presidente do të punoj për të krijuar unitet, premton se do të bashkëpunojë me opozitën

inbound1052944244095493198

Çfarë thonë liderët e partive kryesore për zgjedhjet e 8 majit

zejdi tubim

Zejd flet për ruandin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Zgjedhje votime vota Maqedoni

A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë së Veriut më 8 maj?

INFO

NA NDIQ