Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar bujqit kosovarë.
“15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopi të Therandës këto ditët e fundit.
Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë”, është shprehur Kurti. (INA)